Histori http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/tir-44.jpg

76 vjet nga çlirimi i kryeqytetit të Shqipërisë



Sot shënohen 76 vite nga çlirimi i kryeqytetit shqiptar nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e

L Dytë Botërore.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër pushtimit të Shqipërisë.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944.

Ky moment historik konsiderohet si operacioni më i rëndësishëm, më i ashpri dhe më i suksesshmi, që kanë zhvilluar njësitë e UNÇSH kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë.

Rol të veçantë për suksesin e operacionit luajti beteja e Mushqetasë. Lufta për çlirimin e Tiranës kishte karakterin e luftës së vërtetë ballore, ku u dukën qartë shkalla e organizimit të UNÇSH.

Në luftën për çlirimin e Tiranës, një kontribut të çmueshëm dha populli i kryeqytetit, i cili i mbështeti fuqimisht të gjitha luftimet që u zhvilluan nëpër lagjet dhe rrugët e tij.76-vjetori i çlirimit të Tiranës u përkujtua edhe nga presidenti Ilir Meta.

“76 vjet më parë, djemtë dhe vajzat partizane, bashkë me qytetarët kryengritës të Tiranës, do të realizonin një nga operacionet ushtarake më të lavdishme dhe më të suksesshme, duke i dhënë të drejtën dhe kredon brigadave partizane për të hyrë fitimtare në kryeqytet”, shprehet Meta, duke vlerësuar se “për të ardhur te kjo ditë e bardhë, u desh gjaku dhe jeta në lulen e rinisë e qindra Dëshmorëve, sakrifica dhe përpjekjet e mijëra partizanëve në çdo shesh, rrugicë, barrikadë dhe shtëpi të kryeqytetit”.

“Çlirimi i Tiranës ishte një kontribut i rëndësishëm për të forcuar legjitimitetin dhe besueshmërinë e Shqipërisë, si një vend i përkushtuar në Aleancën Antifashiste.Mesazhet e mëdha të lirisë, paqes dhe luftës kundër tiranisë, tingëllojnë edhe sot më aktuale se kurrë, të nderuara dhe të pacënuara nga koha dhe devijimet e mëvonshme të kauzës së lirisë të partizanëve tanë të lavdishëm”, shprehet presidenti Meta./ atsh/ KultPlus.com

Të fundit

Si e riformësoi botën moderne rënia e Murit të Berlinit

Publikohet një shkrim që i përket një editorial të BBC-së në vitin 2019, i cili bën fjalë mbi ngjarjet e ndodhura në vitet 1989 – ’90, në Evropën Lindore, që kulmuan me rënien e Muri

77 vjet nga Konferenca e Bujanit

Konferenca e Bujanit ka filluar më 31 dhjetor 1943 dhe ka përfunduar më 2 janar 1944. Aty është nënshkruar një rezolutë, ku Kosovës i njihet e drejta e vetëvendosjes deri në shkëputje dhe

Krishtlindjet në pandeminë e gripit spanjoll

Në një artikull të datës 21 dhjetor 1918 në Gazetën Shtetërore të Ohajos, SHBA, kreu lokal i shëndetësisë i ftoi lexuesit t’i rezistonin tundimit të puthjes tradicionale gjatë festës s

Shefi i EULEX-it flet për takimin me Ibrahim Rugovën

Shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark në një intervistë për emisionin “Ballkan” foli për Prishtinën e vitit 1992, si e kujton atë koh

Çka bënin gjermanët pas datës 28 nëntor në Shkodër?

Për tërheqjen e ushtrisë gjermane nga territori shqiptar në fund të nëntorit 1944, ekzistojnë mjaft burime arkivore e dëshmi të dorës së parë që na e zbardhin në mënyrë detajiste kët

Shqipëria në vitin 1913, Historia e patreguar e fotos së “vërtetë” të Pavarësisë

Fotoja pasqyron festimet në Vlorë, para godinës së Qeverisë së Ismail Qemalit, të përvjetorit të parë të Shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1913. Gjithsesi, rrallëherë në publiki

Info Tjera