Histori http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/ed1c8bef-6d09-4e12-88b9-7fb82076bdb5-dita-e-veres-752x440-1.jpg

Cila është historia dhe simbolika e Ditës së Verës



Dita e Verës e ka zanafillën në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila në kulturën pagane ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e te gjithë natyrës.

Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 Marsit.

E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon qytetin e Elbasanit, por gjithsesi ka qenë një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.

Dita e Verës simbolizon ardhjen e pranverës dhe festën që mbahet për t’iu gëzuar natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë.

Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri, e cila sipas kalendarit Gregorian, përkon me datën 14 mars.

Por cilat janë disa nga traditet e kësaj feste:

Ballokumja
Ballokumja është gatimi tradicional që karakterizon këtë festë.

Kjo lloj ëmbëlsire është tradicionale e Elbasanit, receta e së cilës është ruajtur prej vitesh nga gjyshet tona.

Megjithatë shumë prej familjeve që nuk mund ta bëjnë dot, e blejnë atë mjafton që ta dinë se ka ardhur nga Elbasani.

Verorja
Tradita e vendosjes së verores në kyçin e dorës është ndjekur prej vitesh.

Verorja vendoset një ditë para Ditës së Verës, pra më 13 mars dhe hiqet kur shihet dallëndyshja e parë për t’u varur në degë.

Shumë familje këndojnë edhe këngë ose vargje gjatë vendosjes së verores.

Vezët me ngjyrë
Kjo është një traditë e festës së Pashkës, mirëpo në zona të ndryshme të Shqipërisë në Ditën e Verës bëhen vezët me ngjyra të ndryshme.

Fëmijët luajnë duke i “goditur” njëri me tjetrin për të parë se kush është më “i fortë”.

Kulaçi me lek
Gjatë drekës së 14 Marsit, ndahet edhe kulaçi mes pjesëtarëve të familjes për të parë se kujt do t’i qëllojë leku që është vendosur brenda tij.

Leku simbolizon mirëqenie dhe mbarësi.

Të fundit

143 vjet nga themelimi i Lidhjes së Prizrenit

143 vjet më parë, pra më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare

Historia e konfliktit izraelito-palestinez

Një përshkallëzim i luftimeve midis izraelitëve dhe palestinezëve ka bërë që Kombet e Bashkuara të paralajmërojnë për një “luftë më të zgjeruar në rast se nuk do të ndalet”. Dhun

Napoleoni dhe trojet shqiptare

Nga: Luan Rama Sa herë kisha dëgjuar rreth origjinës arbëreshe të Napoleonit vija buzën në gaz, duke menduar se imagjinata e atyre që mbronin këtë tezë shkonte aq larg sa merrte përmasat e

Historia dhe domethënia e 1 Majit

1 Maji është ditë e kushtuar punëtorëve në të gjithë botën. Dita Ndërkombëtare e Punës është një festë zyrtare në shumë vende dhe inkurajon punonjësit të jenë të vetëdijshëm p

Ismail Qemali shfaqet me diplomatë të shquar në 1871

Në librin me titull “Anglo-Romanian relations after 1821”, botuar nga “Academia de Stiinte Sociale si Politice a Republichi Socialiste Romania”, 1983, f.98, gjendet një foto e gjetur nga st

Mësoni arsyen pse gratë shqiptare ecin prapa burrave

Shoqëria shqiptare ka qenë deri vonë e “pushtuar” me tradita por edhe paragjykime për mënyrën sesi gratë dhe vajzat trajtohen karshi burrave. Sidomos në zonat rurale, gratë ishin qartazi

Info Tjera