Histori http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/gjergj-fishta-1280x720-1.jpg

Fjalët e Fishtës në Kongresin e Alfabetit



Kongresi Manastirit nuk është i rëndësishëm vetëm për alfabetin dhe gjuhën. Kongresi është momenti kur kombi shqiptar po bashkohej dhe po e merrte formën përfundimtare.

Rëndësia politike është më e madhe se ajo gjuhësore apo kulturore.

Sepse, procesi politik i rilindësve, përmes gjuhës po e krijonte kombin.

Në shënim të këtij përvjetori duhet t’i kujtojmë disa momente apo detaje të rëndësishme të Kongresit kur të gjithë intelektualët shqiptarë, sikur edhe populli, e kishin gjithnjë e më të qartë se Perandoria Otomane do të përfundonte dhe se tokat shqiptare po rrezikoheshin nga fqinjët.

Më poshtë e keni një përkthim të shkurtër që e shpjegon situatën në sallë gjatë dhe pas përfundimit të fjalimit të Gjergj Fishtës:

Fjalët e At Gjergj Fishtës patën ndikim të fuqishëm dhe lanë përshtypje të thellë në shumë njerëz.

Pasi që ai përmendi shkurtimisht një punë të madhe që kishte bërë klubi ‘Bashkimi’ i Shkodrës, të cilin ai e përfaqësonte, fjalimin e përfundoi me këto fjalë:

‘Nuk kam ardhë këtu ta mbrojë ndonjë alfabet të veçantë, por kam ardhë që të bashkohem me ju dhe ta pranoj alfabetin të cilin do ta zgjedhë Kongresi e që do të jetë më i dobishmi për ta zgjuar popullin’.

Ai gjithashtu tha: ‘Armiqtë që e rrethojnë Shqipërinë janë të shumtë dhe të gjithë provojnë të na i marrin tokat, por nëse ne nuk mundemi ta mbrojmë atdheun tonë me fuqinë tonë morale, do ta mbrojmë me armë dhe nuk do t’i lejojmë armiqtë e Shqipërisë që ta marrin asnjë pëllëmbë të territorit tonë.’

Duke iu referuar këtyre fjalëve, Gjergj Qiriazi, njëri nga pjesëmarrësit e Kongresit, shkroi:

‘Nuk mund t’i përshkruaj lehtë këshillat e vlefshme që na i dha Fishta. Ishin aq të rëndësishme sa që të krishterët dhe myslimanët nuk mundën t’i ndalnin lotët. Kur At Gjergj Fishta e përfundoi fjalimin dhe kur po zbriste nga podiumi, hoxhë Hafiz Ibrahim efendiu, i cili e përfaqësonte klubin e shqiptarëve të Shkupit, i doli shpejt përpara, e përqafoi dhe e puthi duke i rrjedhur lotët nëpër faqe. Kjo skenë që ndodhi në prezencë të diku rreth 300 deri në 400 njerëz, nga të cilët dy të tretat ishin myslimanë, la përshtypje jashtëzakonisht të thellë te të gjithë ne”. / (Marrë nga libri: ‘National Education During Albanian Reneaissance’, faqe 231-2, të autorit Hysni Myzyri)

Të fundit

110 vjet më parë u realizua fluturimi i parë me avion postar

Si sot para 110 vitesh do të realizohej fluturimi i parë zyrtar me një avion postar. Fluturimi i parë u bë nga Allahabad në Provincat e Bashkuara të Indisë Britanike në Naini, ose rreth 10 ki

76-vjetori i gazetës “Rilindja”

Sot bëhen 76 vjet, kur për herë të parë u shtyp gazeta në gjuhën shqipe “Rilindja”, e cila fillimisht ishte e përjavshme. Numri i parë i gazetës u shtyp më 12 shkurt 1945 në Prizren, k

122 vjet nga themelimi i Lidhjes së Pejës

Në fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i

Leka Zogu l më 1989: Shqiptarët e Kosovës do të vazhdojnë luftën

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Janar 2021 “DTIC – Defense Technical Information Center” ka botuar, me 19 gusht 1989, në faqet n°1 dhe 3, një intervistë ekskluzive të Leka Zogut I, të zh

Si e riformësoi botën moderne rënia e Murit të Berlinit

Publikohet një shkrim që i përket një editorial të BBC-së në vitin 2019, i cili bën fjalë mbi ngjarjet e ndodhura në vitet 1989 – ’90, në Evropën Lindore, që kulmuan me rënien e Muri

77 vjet nga Konferenca e Bujanit

Konferenca e Bujanit ka filluar më 31 dhjetor 1943 dhe ka përfunduar më 2 janar 1944. Aty është nënshkruar një rezolutë, ku Kosovës i njihet e drejta e vetëvendosjes deri në shkëputje dhe

Info Tjera