Histori http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/ismail-qemali-1-696x483-1.jpg

Kujtimet e Ismail Qemalit nga periudha e rinisë së tij



Gjatë periudhës së sundimin osman në Shqipëri, shoqëria shqiptare karakterizohej nga një kontrast i madh mes fshatarëve dhe çifligarëve.

Ju sjellim përshkrimin e L.S. Stavrianos të memorieve personale të Ismail Qemalit, si pjesë e të qenit djali i një çifligari:

“Elementet kryesorë në arsimimin e një të riu shqiptar të asaj periudhe ishin kalërimi, të shtënit me armë gjuetia. Në secilin prej katër stinëve më dërgonin të bëja një turne me kalë në brendësi të vendit, i shoqëruar nga dy tutorët e mi, nga shoqërues të rinj të moshës sime, dhe një grup bashkëshoqëruesish. Në këto raste unë vizitoja fshatra të ndryshëm dhe isha mysafir i të shquarve, dhe kishte të gjitha llojet e festave, veçanërisht shfaqja e valleve kombëtare, të cilat formuan një pjesë të edukimit rinor. Në sezonin e gjuetisë, çdo njeri në rrethana të rehatshme në ato ditë mbante një tufë qensh. Gjuetia e lepujve kryhej, veçanërisht me qëllim që të ushtrohej kalërimi. Sporti ynë kryesor me a rmë ishte gjuajtja e rosës së egër dhe drerit. Një tjetër sport organizohej në muajin maj, kur ne ngjiteshim në male për të kapur thëllëzat me rrjeta…. Grupi im i bashkëshoqëruesve përbëhej nga djem të rinj të shërbimit shtëpiak dhe gjuetarë profesionistë. Nuk kishte asnjë shërbëtor të lartë të paguar. Të rinjtë nga familjet e të shquarve përfshiheshin në shërbimin e kryefamiljarëve në vend në një kapacitet krejt nderi, si pjesë e arsimimit ose praktikës së tyre. Kjo praktikë u mundësonte atyre që të merrnin pjesë në ngjarjet e ditës, të mësonin sjellje dhe edukatë të mirë dhe të njiheshin me çështjet publike… Të gjithë këta të rinj visheshin me kostumin kombëtar të pëlhurë të pasur të qëndisur ose kadife, dhe të a rmatosur me p istoleta dhe j ataganë me argjend, të cilat i mbanin në rripa lëkure të qëndisura. Shumica e tyre posedonin kuajt e tyre me shalë dhe bejlerët në rastet të ndryshme i bënin dhurata me a rmë dhe sende të ngjashme”.

Të fundit

143 vjet nga themelimi i Lidhjes së Prizrenit

143 vjet më parë, pra më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare

Historia e konfliktit izraelito-palestinez

Një përshkallëzim i luftimeve midis izraelitëve dhe palestinezëve ka bërë që Kombet e Bashkuara të paralajmërojnë për një “luftë më të zgjeruar në rast se nuk do të ndalet”. Dhun

Napoleoni dhe trojet shqiptare

Nga: Luan Rama Sa herë kisha dëgjuar rreth origjinës arbëreshe të Napoleonit vija buzën në gaz, duke menduar se imagjinata e atyre që mbronin këtë tezë shkonte aq larg sa merrte përmasat e

Historia dhe domethënia e 1 Majit

1 Maji është ditë e kushtuar punëtorëve në të gjithë botën. Dita Ndërkombëtare e Punës është një festë zyrtare në shumë vende dhe inkurajon punonjësit të jenë të vetëdijshëm p

Ismail Qemali shfaqet me diplomatë të shquar në 1871

Në librin me titull “Anglo-Romanian relations after 1821”, botuar nga “Academia de Stiinte Sociale si Politice a Republichi Socialiste Romania”, 1983, f.98, gjendet një foto e gjetur nga st

Mësoni arsyen pse gratë shqiptare ecin prapa burrave

Shoqëria shqiptare ka qenë deri vonë e “pushtuar” me tradita por edhe paragjykime për mënyrën sesi gratë dhe vajzat trajtohen karshi burrave. Sidomos në zonat rurale, gratë ishin qartazi

Info Tjera