Histori http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/03/Lidhja-Prizrenit-696x412-1.jpg

Kur lindi ideja kombëtare shqiptare



Ndryshe nga nacionalizmat e tjerë ballkanikë, sipas studiuesit Robert C. Austin, nacionalizmi shqiptar u shfaq i fundit vetëm në vitin 1878 dhe ishte rezultat i drejtpërdrejtë i frikës së ndarjes në prag të luftës ruso-turke.

Shqiptarët, sipas Austin, nuk ishin të unifikuar dhe elita, e cila ishte kryesisht klasa e lartë e bejlerëve islamikë që mbizotëronin jetën politike në periudhën osmane, luajti rol në këtë përçarje.

Pengesat kryesore për unitetin kombëtar, sipas tij, të cilat në shumë aspekte ende mbesin, përfshinin katër fusha: atë fetar, rajonal, gjuhësor dhe socio-ekonomik.

500 vitet e sundimit osman e kishin përkeqësuar përçarjen brenda shoqërisë shqiptare.

Afërsisht 65 për qind e popullsisë ishte konvertuar në Islam.

Rreth 10 për qind ishin katolikë, që jetonin kryesisht në veri, në dhe përreth Shkodrës.

Një komunitet kompakt i shqiptarëve ortodoksë, afërsisht 20 për qind, jetonte gjithashtu në jug, duke bashkëjetuar së bashku me komunitete të tjera.

Sipas Austin, politika osmane ndaj shqiptarëve kishte shtuar p engesat e veta për konsolidimin kombëtar.

Perandoria osmane ishte përpjekur tradicionalisht të ruante aderimin në Islam dhe kishte ndjekur politikën “nda dhe sundo”, duke inkurajuar haptazi përçarjet midis myslimanëve, katolikëve dhe të krishterëve ortodoksë.

Ndërsa shqiptarët myslimanë shpesh ngriheshin në lartësitë e administratës osmane, shqiptarët katolikë dhe ortodoksë ishin të margjinalizuar dhe kishin pak përfitime.

Turqit, duke kuptuar se gjuha ishte përbërësi kryesor unifikues i shqiptarëve, bënë gjithashtu një përpjekje të ndërgjegjshme për të minuar kulturën shqiptare duke kufizuar ashpër mësimin e gjuhës shqipe dhe duke i detyruar shqiptarët të mësojnë turqisht ose arabisht.

Shqiptarët ortodoksë ranë kryesisht nën ndikimin e Patriarkanës së Stambollit dhe kështu iu nënshtruan ndikimit grek për nga gjuha, feja dhe kultura.

Zgjimi kombëtar i Shqipërisë u vonua në krahasim me kombësitë e tjera ballkanike.

Në qershor 1878, udhëheqësit shqiptarë u mblodhën në Prizren dhe themeluan Lidhjen Shqiptare për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombit Shqiptar, ose ndryshe Lidhjen e Prizrenit.

Kjo ishte hera e parë që shqiptarët folën me një zë politik.

Synim thelbësor i Lidhjes ishte parandalimi i copëtimit të tokave shqiptare me Traktatin e Shën Stefanit (1878) midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane.

Ajo kërkoi gjithashtu, sipas Austin, të vendoste kornizën për një formë të autonomisë administrative brenda shtetit osman për katër vilajetet me një popullsi shumicë shqiptare, Janinën, Shkodrën, Kosovën dhe Manastirin.

Të fundit

143 vjet nga themelimi i Lidhjes së Prizrenit

143 vjet më parë, pra më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare

Historia e konfliktit izraelito-palestinez

Një përshkallëzim i luftimeve midis izraelitëve dhe palestinezëve ka bërë që Kombet e Bashkuara të paralajmërojnë për një “luftë më të zgjeruar në rast se nuk do të ndalet”. Dhun

Napoleoni dhe trojet shqiptare

Nga: Luan Rama Sa herë kisha dëgjuar rreth origjinës arbëreshe të Napoleonit vija buzën në gaz, duke menduar se imagjinata e atyre që mbronin këtë tezë shkonte aq larg sa merrte përmasat e

Historia dhe domethënia e 1 Majit

1 Maji është ditë e kushtuar punëtorëve në të gjithë botën. Dita Ndërkombëtare e Punës është një festë zyrtare në shumë vende dhe inkurajon punonjësit të jenë të vetëdijshëm p

Ismail Qemali shfaqet me diplomatë të shquar në 1871

Në librin me titull “Anglo-Romanian relations after 1821”, botuar nga “Academia de Stiinte Sociale si Politice a Republichi Socialiste Romania”, 1983, f.98, gjendet një foto e gjetur nga st

Mësoni arsyen pse gratë shqiptare ecin prapa burrave

Shoqëria shqiptare ka qenë deri vonë e “pushtuar” me tradita por edhe paragjykime për mënyrën sesi gratë dhe vajzat trajtohen karshi burrave. Sidomos në zonat rurale, gratë ishin qartazi

Info Tjera