Histori http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/04/Shqiperia-1.jpg

Mësoni arsyen pse gratë shqiptare ecin prapa burrave



Shoqëria shqiptare ka qenë deri vonë e “pushtuar” me tradita por edhe paragjykime për mënyrën sesi gratë dhe vajzat trajtohen karshi burrave.

Sidomos në zonat rurale, gratë ishin qartazi të shpërfillura në hierarkinë e rëndësisë dhe trajtimit shoqëror, sjellje kjo e kodifikuar edhe në dokumente “ligjore” që përcaktonin rregullat e marrëdhënieve ndërnjerëzore.

Një ndër këto tradita ishte dhe ajo që një grua nuk mund të ectë para ose bashkë me burrat por vetëm prapa tyre gjatë një rrugëtimi.

Kjo traditë është kodifikuar dhe arsyetuar edhe në Kanunin e Dibrës ku thuhet se gratë e një shtëpie duhet të kenë një burrë përpara tyre kur ecin dhe ato mund të përcillen brenda fshatit vetëm nga një djalë i ri që nuk është në moshë për të mbajtur armë.

Përtej dimensionit diskriminues për rolin e grave në shoqërinë shqiptare, ky gjest ka dhe një shpjegim mjaft racional parimor.

Në kanunet e ndryshme shqiptare ky rregull arsyetohet edhe për faktin se një grua pra një burri është një mburojë natyrale për atë qe e drejton nëpër rreziqet e rrugëtimit pasi një grua nuk mund të vritet kurrsesi dhe për asnjë arsye.

Kështu edhe burri para saj nuk mund të vritej prapa krahëve gjatë një pritjeje të mundshme.

Prapa kësaj tradite në dukje d iskriminuese fshihet qartë edhe një kod mjaft fisnik edhe etik që gratë nuk mund të prekeshin

Të fundit

143 vjet nga themelimi i Lidhjes së Prizrenit

143 vjet më parë, pra më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare

Historia e konfliktit izraelito-palestinez

Një përshkallëzim i luftimeve midis izraelitëve dhe palestinezëve ka bërë që Kombet e Bashkuara të paralajmërojnë për një “luftë më të zgjeruar në rast se nuk do të ndalet”. Dhun

Napoleoni dhe trojet shqiptare

Nga: Luan Rama Sa herë kisha dëgjuar rreth origjinës arbëreshe të Napoleonit vija buzën në gaz, duke menduar se imagjinata e atyre që mbronin këtë tezë shkonte aq larg sa merrte përmasat e

Historia dhe domethënia e 1 Majit

1 Maji është ditë e kushtuar punëtorëve në të gjithë botën. Dita Ndërkombëtare e Punës është një festë zyrtare në shumë vende dhe inkurajon punonjësit të jenë të vetëdijshëm p

Ismail Qemali shfaqet me diplomatë të shquar në 1871

Në librin me titull “Anglo-Romanian relations after 1821”, botuar nga “Academia de Stiinte Sociale si Politice a Republichi Socialiste Romania”, 1983, f.98, gjendet një foto e gjetur nga st

Kujtimet e Ismail Qemalit nga periudha e rinisë së tij

Gjatë periudhës së sundimin osman në Shqipëri, shoqëria shqiptare karakterizohej nga një kontrast i madh mes fshatarëve dhe çifligarëve. Ju sjellim përshkrimin e L.S. Stavrianos të memorie

Info Tjera