Histori http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/12/ibrahim-rugova-1.jpg

Shefi i EULEX-it flet për takimin me Ibrahim Rugovën



Shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark në një intervistë për emisionin “Ballkan” foli për Prishtinën e vitit 1992, si e kujton atë kohë kur ishte si pjesë e një misioni të OSBE-së, por edhe takimin me Ibrahim Rugovën.

“Shumë gri, shumë gri, paksa depresionuese, sepse, sigurisht njerëzit ishin në depresion, të shtypur. Njerëzit dukeshin shumë të trishtuar, nëse jo të frikësuar.

Më kujtohet që u takova me udhëheqësin tuaj të madh Ibrahim Rugova me shallin e tij karakteristik në një dhomë plot tym, sepse kam frikë se ai ka tymosur shumë duhan.

Më kujtohet Hoteli Grand këtu në Prishtinë si një ndërtesë shumë e çuditshme. Qysh atëherë, një lloj monumenti për trashëgimi… pjesët jo aq të këndshme të ish-Jugosllavisë, e cila kishte edhe gjëra të mira.

Nuk ishte gjithçka negative, natyrisht. Por, unë mendoj se në atë kohë, shtypja e Kosovës, e cila filloi në vitin 1989 nga Millosheviç dhe të tjerët, kishte arritur në një pikë ku e kishte prekur jetën e njerëzve, shkollat nuk ishin të hapura, mësimi në gjuhën shqipe po mbahej nëpër shtëpi, dhe kështu me radhë.

Unë qëndrova këtu vetëm për disa ditë, por më kujtohet. Kështu që, nuk u befasova me atë që ndodhi më vonë, sepse mendoj se kishte shumë presion. Dhe nëse ju bëni shumë presion, herët a vonë do të ketë një reaksion. Kjo është pothuajse si në fizikë” tha ai.

Të fundit

122 vjet nga themelimi i Lidhjes së Pejës

Në fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i

Leka Zogu l më 1989: Shqiptarët e Kosovës do të vazhdojnë luftën

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Janar 2021 “DTIC – Defense Technical Information Center” ka botuar, me 19 gusht 1989, në faqet n°1 dhe 3, një intervistë ekskluzive të Leka Zogut I, të zh

Si e riformësoi botën moderne rënia e Murit të Berlinit

Publikohet një shkrim që i përket një editorial të BBC-së në vitin 2019, i cili bën fjalë mbi ngjarjet e ndodhura në vitet 1989 – ’90, në Evropën Lindore, që kulmuan me rënien e Muri

77 vjet nga Konferenca e Bujanit

Konferenca e Bujanit ka filluar më 31 dhjetor 1943 dhe ka përfunduar më 2 janar 1944. Aty është nënshkruar një rezolutë, ku Kosovës i njihet e drejta e vetëvendosjes deri në shkëputje dhe

Krishtlindjet në pandeminë e gripit spanjoll

Në një artikull të datës 21 dhjetor 1918 në Gazetën Shtetërore të Ohajos, SHBA, kreu lokal i shëndetësisë i ftoi lexuesit t’i rezistonin tundimit të puthjes tradicionale gjatë festës s

Çka bënin gjermanët pas datës 28 nëntor në Shkodër?

Për tërheqjen e ushtrisë gjermane nga territori shqiptar në fund të nëntorit 1944, ekzistojnë mjaft burime arkivore e dëshmi të dorës së parë që na e zbardhin në mënyrë detajiste kët

Info Tjera