Histori http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/Edward_Jenner_vaccinating_his_young_child-copy.jpg

Si lindën vaksinat e para?



Moris Hilman

Në SHBA, viktimat mund të ishin miliona, por ato nuk i kaluan 69 mijë vetët.

Hilman kishte arritur të krijonte një vaksinë dhe ta shpërndante 40 milion doza të saj në mbarë vendin. Ishte vetëm një nga zbulimet e mikrobiologut amerikan, babait të vaksinave kundër mbi 40 agjentëve infektivë, 7 prej të cilëve (fruthi, shytat, rubeola, hepatiti B, lija e dhenve, meningjiti dhe bakteri hemofil i gripit B), i gjejmë në kalendarin e vaksinave të detyrueshme që duhet të bëjmë.

Eduard Xhener

Edhe pse më pjellori, Hilman nuk ishte i pari që eci në rrugën e vështirë të parandalimit të sëmundjeve (dhe trajtimit) përmes vaksinimit.

Babai i imunizimit ishte Eduard Xhener  (1749-1823), një mjek fshati që zbuloi se si të mposhtte epideminë e lisë, që në Anglinë e shekullit XVIII shkaktonte 40.000 të vdekur çdo vit.

Në atë kohë, i vetmi trajtim i njohur ishte variolacioni: një praktikë e vjetër, gjatë së cilës mjekët u transmetonin njerëzve të shëndetshëm një formë më të butë të lisë. Intuita ishte e saktë, por gjithsesi mjeti ishte i rrezikshëm.

Ndërkohë Xhener dhe shumë nga kolegët e tij kishin vënë re se mjelësit e bagëtive ishin imunë ndaj lisë nëse kishin puçrra nëpër duar, të ngjashme me ato të shkaktuara nga lija, dhe të njëjta me ato që shfaqeshin ndonjëherë në sisët e lopëve.

Po sikur zgjidhja të ishin puçrrat e lopës, më pak agresive se sa ato të lisë tek njeriu?

Në 1796, Xhener kreu një provë.

Ai mori Xhejms Fipsin, djalin 8-vjeçar të kopshtarit të tij, dhe e infektoi atë me qelbin e nxjerrë nga puçrrat në duart e Sara Nelmes, një mjelëse që ishte infektuar nga lopët.

Djali pati në fillim pak ethe, por për 2 ditë u shërua.

Dy muaj më vonë, kur mjeku e ekspozoi ndaj virusit, Xhejmsi nuk zhvilloi asnjë simptomë.

Pas 2vitesh dhe 23 eksperimenteve të tjera, Xhener ishte i pari që demonstroi shkencërisht efektivitetin anti-lijës të asaj që ai quajti vaksinë, duke i hapur kështu rrugën eksperimenteve të ngjashme nga Lui Pastër (1822-1895).

Lui Pastër

Ishte viti 1885 kur Zhozef Meister, një djalë 9-vjeçar i shoqëruar nga nëna e tij, hyri në laboratorin parisien të kimistit dhe mikrobiologut francez Lui Pastër.

Ata vinin nga një fshat i rajonit të Alsasës.

Pesë ditë më parë, fëmija ishte kafshuar disa herë nga një qen i tërbuar.

Për ilaçet e kohës Zhozefi nuk kishte shpëtim, ndaj mjeku i tij, një fans i studimeve të Pastërit mbi tërbimin, e kishte rekomanduar tek ai.

Dhe shkencëtari i dha fëmijës ilaçin e tij kundër tërbimit.

Ishte hera e parë që ai e provonte tek një qenie njerëzore.

Pas 12 injeksionesh dhe 2 javë regjimi në shtrat, Zhozefi u ngrit në këmbë i shëruar.

Dhe të mendosh që ajo shpikje e mrekullueshme lindi nga një gabim:6 vjet më parë, ndërsa studionte sëmundjen e kolerës tek pulat, Pastër u kishte futur aksidentalisht disa baktere të dobësuara disa shpendëve.

Zogjtë zhvilluan vetëm simptoma shumë të lehta të sëmundjes, dhe kur Pastër u injektoi baktere të gjalla, ata nuk ishin më të sëmura.

Ky rast i kishte sugjeruar atij mekanizmin që qëndron pas vaksinave moderne: me një bakter ose virus të dobësuar në laborator, mund të shkaktohet një sëmundje më e lehtë që nuk dëmton e pacientin, dhe e bën atë imun ndaj versionit më agresiv të sëmundjes.

Por si arriti Pastër ta bënte më pak vdekjeprurës virusin e tërbimit?

Provë pas prove, Pastër zbuloi se ndërsa lënda trunore e infektuar e kavieve të tij thahej, virusi në të e humbte forcën, duke u bërë i padëmshëm brenda 2 javësh.

Kështu pjesët e trurit dhe virusi i dobësuar, ishin kthyer në një shpikje shpëtimtare që iu injektua Zhozefit.

Pastër e quajti atë ‘vaksinë’, për nder të pararendësit të tij anglez Eduard Xhener, që gati një shekull më parë kishte shpëtuar në mënyrë të ngjashme pacientët e tij nga sëmundja e lisë.

Rua dhe Von Behring

Gara për ilaçin e parë kundër një sëmundje tjetër të rëndë infektive, difterisë, ishte shumë e ashpër.

Në vitin 1888, krahu i djathtë i Pastër, Emile Rua, zbuloi se bakteri i difterisë prodhonte një toksinë, një helm që sulmonte fytin e të sëmurit, e frynte atë, duke e asfiksuar për vdekje të sëmurin.

Këtu nisi kërkimi i mikrobiologut Emil von Behring.

Të dy, në mënyra të ndryshme, arritën të krijojnë një kurë, duke përdorur plazmën e gjakut të një kali imun ndaj difterisë dhe e pasur me cilësi anti-toksike.

Gjithsesi në fund ishte Von Behring, me ndihmën e imunologut Paul Erlih dhe teoritë e tij mbi antitrupat, ai që dha studimit të tij një themel të fortë, dhe më vonë edhe Çmimin Nobel për Mjekësi.

Megjithëse efekti mbrojtës i plazmës mbaronte pas rreth 20 ditësh, kjo kurë u përdor në rastet me urgjente për sëmundjet e tjera, nga tetanozi tek Gripi Spanjoll (1918-1920), dhe sot, me të njëjtat kritere urgjence, po përdoret po plazma e gjakut tek pacientët me simptoma të rënda të Covid-19.

Salk dhe Sabin

Pas Luftës së Dytë Botërore, u përhap një epidemi veçanërisht e egër e poliomelitit. Poliovirusi i identifikuar në vitin 1949, që ndikon mbi sistemin nervor qendror, dhe motorët neuralë të shtyllës kurrizore.

Midis viteve 1951-1955, ai vriste ose paralizonte rreth 28.500 njerëz në vit.

Gara u zhvillua në SHBA, dhe fituesi i saj ishte një vaksinë.

Në fakt dy të tilla: e para, e zhvilluar nga shkencëtari amerikan Xhonas Salk, përmbante viruse të ç’aktivuara dhe në vend se të shkaktonte sëmundje, ato stimulonin antitrupat që e mbronin organizmin në rastin e prekjes nga kjo sëmundje.

I përdorur me entuziazëm në vitin 1955, ai u zëvendësua disa vjet më vonë me vaksinën me një virus aktiv por të zbutur, të zbuluar nga virologu polak Albert Sabin.

Më e lirë në çmim dhe më e lehtë për t’u injektuar, me pika nga goja, vaksina e Sabin nisi të përdorej në vitin 1962.

Pak më shumë se një dekadë më parë, nisi revolucioni i vërtetë në zhvillimin e vaksinave, me ardhjen e biologjisë molekulare, teknikave të manipulimit të ADN-së, dhe studimin e çdo lloj informacioni sado të vogël që përmban ADN-ja e qelizave të mikroorganizmave.

Të ndërtuara në laborator, dhe jo më me të njëjtat viruse dhe baktere që duhet të luftojnë, por vetëm me një pjesë të molekulave të tyre apo me antigjene specifike, sot vaksinat e vjetra janë përmirësuar, ndërsa ato të gjeneratës më të fundit, janë në gjendje të luftojnë dhe të mposhtin sëmundjet e reja dhe vdekjeprurëse si Ebola.

Dhe tani bota po pret të mësojë, se kur shkenca do të prodhojë vaksinën kundër Covid-19./focus.it

Të fundit

122 vjet nga themelimi i Lidhjes së Pejës

Në fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i

Leka Zogu l më 1989: Shqiptarët e Kosovës do të vazhdojnë luftën

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Janar 2021 “DTIC – Defense Technical Information Center” ka botuar, me 19 gusht 1989, në faqet n°1 dhe 3, një intervistë ekskluzive të Leka Zogut I, të zh

Si e riformësoi botën moderne rënia e Murit të Berlinit

Publikohet një shkrim që i përket një editorial të BBC-së në vitin 2019, i cili bën fjalë mbi ngjarjet e ndodhura në vitet 1989 – ’90, në Evropën Lindore, që kulmuan me rënien e Muri

77 vjet nga Konferenca e Bujanit

Konferenca e Bujanit ka filluar më 31 dhjetor 1943 dhe ka përfunduar më 2 janar 1944. Aty është nënshkruar një rezolutë, ku Kosovës i njihet e drejta e vetëvendosjes deri në shkëputje dhe

Krishtlindjet në pandeminë e gripit spanjoll

Në një artikull të datës 21 dhjetor 1918 në Gazetën Shtetërore të Ohajos, SHBA, kreu lokal i shëndetësisë i ftoi lexuesit t’i rezistonin tundimit të puthjes tradicionale gjatë festës s

Shefi i EULEX-it flet për takimin me Ibrahim Rugovën

Shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark në një intervistë për emisionin “Ballkan” foli për Prishtinën e vitit 1992, si e kujton atë koh

Info Tjera