Histori http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/received_768576560571638.jpeg

Topi gjigant përmes të cilit Gjermania u përpoq ta pushtonte Evropën



“Gustavi i Madh”, është është emri i një topi të prodhuar nga gjermanët për Luftën e Dytë Botërore.

Një armë me predha shpuese me një diametër prej rreth 80 centimetra dhe gjatësi gati 7 metra, e dizenjuar nga fabrika e njohur e armëve “Krupp” me kërkesën e drejtpërdrejtë të Adolf Hitlerit.

Ajo ishte e aftë të gjuante predha që peshonin mbi 7 tonë për rreth 40 kilometra larg. Ishte topi më i madh që lëvizte mbi 2 shina i përdorur gjatë konfliktit, një shembull ky i fuqisë shkatërruese të makinerisë gjermane të luftës, i prodhuar në vetëm dy kopje.

Arma peshonte 1.350 ton, dhe që ajo të zhvendosej u ndërtuan enkas 2 linja paralele hekurudhore.

Në vitin 1934 komanda supreme e ushtrisë gjermane (OKH), porositi nga kompania “Krupp” në Esen projektin e një topi që do të ishte i aftë të shkatërronte fortifikimet e linjës franceze Mazhino, e konsideruar në atë kohë ndër më të fortat në rastin e një konflikti të mundshëm.

Fortifikimet ishin 7 metra të trasha prej betoni të përforcuar dhe të padepërtueshëm, ose me 1 metër armaturë çeliku.

Inxhinieri Erik Myler llogariti se një armë e aftë të gjuante një predhë 80 centimetra të gjerë dhe me një peshë rreth 7 tonë, do të mjaftonte për t’i kapërcyer këto pengesa .

Për shkak të peshës së madhe mbi 1 mijë ton, topi mund të ishte vetëm hekurudhor.

E vetmja lëvizje e mundshme ishte ajo vertikale në lartësi, teksa shtrirja e tij horizontale mundësohej nga binarët e vendosur në tokë nga stafi i shërbimit.

“Krupp” furnizonte ushtrinë gjermane me topa të kalibrave 70, 80, 85 dhe 100 centimetra.

Deri në marsin e vitit 1936, nuk ndodhi asgjë, derisa Adolf Hitleri vizitoi fabrikën e ”Krupp” në Essen, duke kërkuar mundësinë e prodhimit të njërit prej këtyre topave.

Ekspertët morën në dorë projektin dhe në shkurtin e 1937-ës nisi ndërtimi i “Gustavit të Madh”.

Krupp arriti ta furnizojë ushtrinë gjermane me një model provë në fund të vitit 1939, kur topi u testua në poligonin Hilersleben.

Ai gjuajti ne predha 7-tonëshe, duke shkatërruar një mur të lartë prej 7 metrash prej betoni të përforcuar dhe një armaturë çeliku një metër.

Topat e porositur ishin dy, teksa “Krupp” ia dhuroi ushtrisë të parin, ndërsa e shiti 7 milionë marka të dytin.

Edhe pse ishte krijuar për të shkatërruar vijën mbrojtëse Mazhino, topi nuk u përdor kurrë në Frontin Perëndimor, ndërsa debutoi në në Sevastopol të Krimesë, ku kontribuoi në pushtimin e asaj që ishte fortesa më e madhe në botë.

“Gustavi i Madh” shkatërroi ose ndihmoi në shkatërrimin e disa baterive armike të vendosura në bregdet, përveç Fortesave Stalin dhe Molotov, një depo municionesh në Gjirin e Severnajës, Fortesave Siberia dhe Maksim Gorki.

Pas marrjes së qytetit në Detin e Zi, “Gustavi i Madh” u dërgua në hyrje të Leningradit, ku mendohej se do të ndihmonte në pushtimin e qytetit “të padepërtueshëm”.

Topi u pozicionua 30 kilometra larg qytetit në stacionin Taizi, por nuk u përdor kurrë nga ushtria gjermane për të bombarduar Shën Petersburgun e sotëm.

Pasi u rikthye në Gjermani, ai u riparua dhe më pas u çmontua nga vetë ushtarët, të cilët e shkatërruan atë një ditë para mbërritjes së aleatëve.

Më 22 prill 1945, reliket e topit të famshëm u zbuluan në veri të Auerbah, plotësisht të shkatërruara plotësisht nga gjermanët.

Disa copa të mbetura u transportuan nga sovjetikët në Rusi, dhe prej andej nuk dihet më fati i tyre.

Përveç “Gustavit të Madh”, në atë kohë ekzistonte edhe një top tjetër me përmasa identike:”Dora”, i quajtur kështu për nder të gruas së projektuesit.

Ai top u dërgua menjëherë në afërsi të Stalingradit (Volgograd i sotëm), në gushtin e vitit 1942, por u çmontua dhe u rikthye shpejt në Gjermani me tërheqjen e ushtrive të Vehrmahtit.

Vendndodhja e fundit e ditur e topit ishte Grafenvohr, ku ai u hodh në erë nga gjermanët e mposhtur.

Reliket u zhdukën përfundimisht në vitin 1950.

Planet e Gjermanisë për të pushtuar Evropën sollën prodhimin e një arme tjetër me rreze shumë të gjatë.

“Langer Gustav”, ishte topi që do ta lejonte Rajhun e Tretë të godiste Londrën direkt nga Gjermania, me predha 680 kilogramëshe me një rreze rreth 190 kilometra.

Fatmirësisht, ky i fundit mbeti vetëm në planet e fabrikave të “Krupp”./ vanillamagazine.it

Të fundit

Kujtimet e Ismail Qemalit nga periudha e rinisë së tij

Gjatë periudhës së sundimin osman në Shqipëri, shoqëria shqiptare karakterizohej nga një kontrast i madh mes fshatarëve dhe çifligarëve. Ju sjellim përshkrimin e L.S. Stavrianos të memorie

Shqiptarët, populli më homogjen në Evropë

Dy profesorë të Universitetit të Kalifornisë, Peter Ralph dhe Graham Coop kanë botuar një studim për Gjeografinë Aktuale Gjenetike të Paraardhësve në të gjithë Evropën Ardit Rada/ Oltion

Kur lindi ideja kombëtare shqiptare

Ndryshe nga nacionalizmat e tjerë ballkanikë, sipas studiuesit Robert C. Austin, nacionalizmi shqiptar u shfaq i fundit vetëm në vitin 1878 dhe ishte rezultat i drejtpërdrejtë i frikës së ndar

Cila është historia dhe simbolika e Ditës së Verës

Dita e Verës e ka zanafillën në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila në kulturën pagane ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e te gjithë n

Shkrimi i panjohur i “NYT” për eksodin shqiptar

Publikohet shkrimi i panjohur i gazetares amerikane, Brenda Fowler, korrespondente e gazetës së famshme, New York Times, e botuar prej saj më 9 mars të vitit 1991, ku në reportazhin e saj me titu

110 vjet më parë u realizua fluturimi i parë me avion postar

Si sot para 110 vitesh do të realizohej fluturimi i parë zyrtar me një avion postar. Fluturimi i parë u bë nga Allahabad në Provincat e Bashkuara të Indisë Britanike në Naini, ose rreth 10 ki

Info Tjera