Kultura http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/books-548x331-1.jpg

Libri në periudhën më të errët!



Periudha e verës është perfekte për çdo njeri që të lexojë.

Por për dallim nga vitet e tjera pandemia e Covid-19 nuk ka rritur numrin e lexuesve, të paktë kanë qenë ata që i janë përkushtuar leximit në kohën kur i gjithë vendi u izolua.

Edhe pse libri ndodhet në krizë aktualisht, përhapja e koronavirusit e ka zhytur edhe më shumë.

Botuesit japin alarmin se shitja e librave po njeh periudhën më të errët.

Një problem edhe më i madh gjatë kësaj periudhe ishte edhe mbyllja e librarive apo edhe Bibliotekës Kombëtare, kjo bëri që njerëzit të qëndronin edhe më pasiv ndaj librit.

Megjithatë shumë tituj të rinj e interesante mund t’ua mbushin pushimet me histori e rrëfime të ëmbla.

Kryesisht libra argëtues, që të përfshijnë me subjektin e tyre, janë gjithmonë në kërkim gjatë stinës së nxehtë.

“Nga veranda jote duket shtëpia ime” është vëllimi i parë me tregime i autorit shqiptaro-italian Elvis Malaj. Në 12 tregimet e tij tregohen dy botë sa të ndryshme, aq edhe të njëjta. Dy botë që ballafaqohen me njëra-tjetrën përmes gjuhës, botëkuptimit, emocioneve, traditës dhe risisë, të njohurës dhe të panjohurës.

Por shtëpitë botuese nuk kanë menduar vetëm për të rriturit.

Edhe librat për fëmijë janë të kërkuar nga grupmosha të ndryshme të cilët pas përfundimit të shkollës shfletojnë libra jashtëshkollorë.

Të fundit

Covid lë festivalin e njohur pa publik

Festivali tradicional i këngës së lehtë Zambaku i Prizrenit, sivjet shënon edicionin e tridhjetë e një. Për shkak të kushteve të krijuara nga situata e pandemisë COVID-19 dhe masave të pë

Për herë të parë anulohet ceremonia e çmimeve Nobel

Për herë të parë që prej vitit 1944 nuk do të ketë ceremoni çmimesh Nobel në Stokholm dhe arsyeja është e qartë pandemia. Ceremonia e Çmimeve Nobel, për herë të parë pas 76-vjetësh,

Fituesit e çmimeve “Emmy”

Në kushte të reja duke iu përshtatur pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit, të dielën mbrëma u mbajt edicioni më i ri i ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve “Emmy”, të cilat i

Muzeu lëvizës “Tirana vjen tek ti” u prezantua në Preshevë

Para objektit të komunës së Preshevë është prezantuar muzeu lëvizës “Tirana vjen tek ti” dhe është mikëpritur nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani me stafin e saj dhe d

TKK dhe Artpolis përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Shkupit

Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK) në bashkëpunim me Artpolis-Qendra për Art dhe Komunitet përfaqësojnë Kosovën me shfaqjen muzikore “Zgjimi i Pranverës” në Festivalin Ndërkombëtar të S

Mbyllet festivali ballkanik i filmit e kulinarisë

Në Pogradec u mbajt edicioni i 10 i festivalit të Filmit dhe Kulinarisë. Pavarësisht kushteve të pandemisë, në garë ishin 40 filma nga disa vende të rajonit ku më të mirët u vlerësuan me

Info Tjera