Kultura http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/kitare-696x392-1.jpg

Lindur nga nevoja, një prodhues kitarash josh yjet



 Lindur në epokën e një mungese të kitarave në ish-Çekosllovakinë komuniste, kompania familjare “Furch” furnizon sot yjet botërorë me intrumente të jashtëzakonshme, të prodhuara në atelienë e tij në një ish-mulli. 

Amerikani virtuoz, Al Di Meola, kantautorja, Suzanne Vega dhe Per Gessle nga dyshja e rokut suedez Roxette luajnë të gjithë me kitarat e Furch.

“Ne jemi larg nga fillimet shumë modeste të markës. Unë kisha një fletore pak të gjelbër ku shkruaja emrat e blerësve. Kjo po përparonte mirë, por në të njëjtën kohë ishte e rrezikshme sepse biznesi privat ishte i paligjshëm nën regjimin komunist”, theksoi themeluesi i kompanisë, Frantisek Furch.

Ky ish-metalurg 62 vjeç e ka shitur kitarën e tij të parë në vitin 1981, atëherë ku Çekosllovakia jetonte ende nën dominimin e Moskës.

Kështu që ai rrezikoi deri në dhjetë vjet burg. Vetëm në vitin 1988 qeveria komuniste lejoi ndërmarrjet private.

Një vit më vonë regjimi ra dhe në vitin 1993 Çekosllovakia u nda në mënyrë paqësore për të themeluar Republikën Çeke dhe Sllovakinë.

Atelieja Furch, të cilës i duheshin dy muaj për të prodhuar një kitarë filloi të zhvillohet. Në vitin 1990 ajo numëronte shtatë punonjës dhe realizoi shitjen e parë jashtë vendit, një mandolinë.

Sot, kompania numëron më shumë se 60 punonjës dhe prodhon 7 000 kitara në vit, që i shet në Gjermani, në Skandinave, në Francë, në Japoni, në Britaninë e Madhe dhe në SHBA si dhe në tregun lokal.

Të fundit

Kush e zbuloi Amerikën?

Amerikanët e kanë ditë pushimi 12 tetorin për të festuar Ditën e Kolombit. Është një festë vjetore që përkujton 12 tetorin e vitit 1492, kur eksploruesi italian Kristofor Kolombi zyrtarish

Sopranoja Ermonela Jaho renditet e para në listën zyrtare të Muzikës Klasike

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho renditet e para në listën zyrtare të Muzikës Klasike të Gramaphone, me albumin e saj “Anima Rara”. Lista bazohet në shitjet e CD-ve dhe formateve t

‘EXIL’ i Visar Morinës, filmi kandidat i Kosovës për Oscars 2021

Pas ‘Babai’-t në 2016, ‘Exil’-i do të jetë filmi i dytë lartëvlerësuar i Visar Morinës që Kosova propozon për OSCARS. Në gusht ‘Exil’-i fitoi çmimin kryesor të Festivalit të S

Rikthehen “Murgeshat gazmore”

Whoopi Goldberg ka lënë të kuptohet se mund të ketë një film të tretë të “Murgeshave gazmore”. Aktorja 64-vjeçare tha në emisionin “The Late Late Show” se do të interpretonte

Ermonela Jaho: Shkova në Itali me ëndrra të mëdha, por me xhepin bosh

Ermonela Jaho, 46 ​​vjeç, ka lindur në Shqipëri. Ajo bëri debutimin e saj në opera në moshën 17 vjeçare dhe që prej asaj kohe është bërë një nga sopranot më të vlerësuara në bot

Kosova e vitit 1980 (VIDEO)

Interpretimin e parë të emrit ‘’Kosova’’, e ka bërë akademiku kroat Josip Rogliç, i cili thotë se: ‘’e tërë terminologjia gjeomorfologjike dhe emrat gjeografikë të Gadishullit Il

Info Tjera