Kultura http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/kruja.png

Muzeu i Krujës destinacioni i rreth 20 mijë vizitorëve në janar-shtator



Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës priti në muajt janar-shtator të këtij viti rreth 20 mijë vizitorë vendas e të huaj, të cilët kanë shfaqur interes për kulturën dhe historinë e popullit shqiptar.

Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi, tha për ATSH-në se 80% e vizitorëve janë shqiptarë nga të gjitha trojet, ndërsa 20% të huaj si polakë, bjellorusë, ukrainas, si edhe nga vende të ndryshme të Evropës.

“Muzetë mbyllën dyert për publikun në 11 mars për shkak të pandemisë, por puna në të dy muzetë nuk u ndërpre në asnjë moment. Ne u fokusuam në mirëmbajtjen e muzeve, ndërsa aktivitetet u zhvendosën në platformat online. Në 18 maj u rihapën muzetë duke respektuar masat antiCovid, u krye dezinfektim i vazhdueshëm për ambiente të sigurta për vizitorët, si dhe u rishikuan çmimet e biletave, ndërsa çdo të diel hyrja ishte falas për vizitorët”.

File:Muzeu i Krujes.jpg - Wikimedia Commons

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe 5 mijë bileta ishin falas, falë iniciativës së Ministrisë së Kulturës për të ndihmuar bizneset lokale.

Kruja ka një turizëm gjithëvjetor, pasi është e favorizuar nga vlerat që mbart, por edhe nga vendndodhja.

Krujë – Muzeu Historik Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu | Republic of  venice, Albanian flag, Albania

Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu u përurua më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve. Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së hershme, principatat shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim.

Muzeu Etnografik i Krujës ndodhet brenda kalasë së Krujës. Ky muzeum është ngritur në shtëpinë e familjes së Toptanëve, e cila është një ndërtesë e tipit “çardak” e vitit 1764. Banesa është monument kulture i kategorisë së I. Në mjediset e brendshme, si edhe objektet e paraqitura në mjediset e jashtme, jepet një pamje e plotë i zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë, si edhe i mënyrës së jetesës duke filluar që 300 vjet përpara. Plot 90% e objekteve të këtij muzeu janë origjinale dhe 100% janë funksionale. Në të gjejmë objekte prej qeramike, druri, guri, hekuri, pambuku, mëndafshi, leshi, qëndisma të ndryshme të ekspozuara me finesë. Mosha e këtyre objekteve varion nga 60-70 deri në 500-vjeçare. Muzeu Kombëtar Etnografik i Krujës u përurua më 20 nëntor 1989./kp

Të fundit

“Romeo dhe Zhulieta” nuk u shpik nga Shekspiri, ja origjina e historisë tragjike

Romeo dhe Zhulieta, vepra më e mirënjohur e Uilliam Shekpisrit, e shkruar diku midis viteve 1591-1595, është një nga historitë më të mëdha të dashurisë të shkruara ndonjëherë. Ajo ësht

Covid lë festivalin e njohur pa publik

Festivali tradicional i këngës së lehtë Zambaku i Prizrenit, sivjet shënon edicionin e tridhjetë e një. Për shkak të kushteve të krijuara nga situata e pandemisë COVID-19 dhe masave të pë

Për herë të parë anulohet ceremonia e çmimeve Nobel

Për herë të parë që prej vitit 1944 nuk do të ketë ceremoni çmimesh Nobel në Stokholm dhe arsyeja është e qartë pandemia. Ceremonia e Çmimeve Nobel, për herë të parë pas 76-vjetësh,

Fituesit e çmimeve “Emmy”

Në kushte të reja duke iu përshtatur pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit, të dielën mbrëma u mbajt edicioni më i ri i ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve “Emmy”, të cilat i

Muzeu lëvizës “Tirana vjen tek ti” u prezantua në Preshevë

Para objektit të komunës së Preshevë është prezantuar muzeu lëvizës “Tirana vjen tek ti” dhe është mikëpritur nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani me stafin e saj dhe d

TKK dhe Artpolis përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Shkupit

Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK) në bashkëpunim me Artpolis-Qendra për Art dhe Komunitet përfaqësojnë Kosovën me shfaqjen muzikore “Zgjimi i Pranverës” në Festivalin Ndërkombëtar të S

Info Tjera