Kultura http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/glastonbury.jpg

Për të dytin vit me radhë, anulohet festivali “Glastonbury”



Glastonbury Festival është anuluar për vitin e dytë me radhë, për shkak të pandemisë COVID-19, shkruan BBC.

Lajmi u bë i ditur të enjten në faqen e festivalit në Twitter.

“Me shumë keqardhje, ne duhet të njoftojmë se Glastonbury Festival i këtij viti nuk do të zhvillohet”, thanë organizatorët e festivalit Michael dhe Emily Eavis.

“Dhe se ky do të jetë një vit tjetër i imponuar për ne. Biletat e rezervuara për këtë vit do të vlejnë në vitin e ardhshëm. Michael & Emily”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Kjo vjen në të njëjtën javë që e ardhmja e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar ishte bërë debat në një hetim të DCMS në transmetim dhe në Parlament në lidhje me vizat muzikore pas Brexit.

Deklarata e plotë vazhdon “Përkundër përpjekjeve tona për të ‘lëvizur qiellin dhe tokën’, është bërë e qartë se ne thjesht nuk do të jemi në gjendje ta bëjmë festivalin të ndodhë këtë vit. Na vjen shumë keq që ju zhgënjejmë”.

Çdokush që ka një biletë tani, do t’i ofrohet mundësia ta mbajë për vitin e ardhshëm kur të organizohet festivali.

Përvjetori i 50-të i vitit të kaluar i festivalit Glastonbury duhej të mbahej me Sir Paul McCartney, Taylor Swift dhe Kendrick Lamar, por ai u anulua gjatë bllokimit fillestar kombëtar në mars 2020.

Të fundit

143 vjet nga themelimi i Lidhjes së Prizrenit

143 vjet më parë, pra më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare

Shqipëria kalon në natën finale të “Eurovision 2021”

Anxhela Peristeri ka siguruar biletën për finalen e madhe të “Eurovision”. Sonte u mbajt nata e dytë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision”. Në këtë mbrëmje perf

Seriali i Netflix-i që do t’ju bëjë të ndiheni si detektiv

Mat gjendet në mes të një sherri dhe si pasojë vret shokun e vëllait të tij. Dënohet me katër vite burg për vrasje nga pakujdesia dhe kur del rinis jetën. Në momentin që mendonte se gjith

Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Komuniteti i muzeve në mbarë botën shënon sot Ditën Ndërkombëtare të Muzeut. Dita Ndërkombëtare e Muzeut u jep mundësinë profesionistëve të muzeve të takojnë njerëz dhe t’i informoj

Filmi i Etleva Kupsit në festivalin Ndërkombëtar në Kanada

“Rastësia Qëllimi i Zotit”, filmi me autore Etleva Kupsit do të jetë pjesë e Toronto International Women Film Festival në Kanada, një organizim që vlerëson punët e kineasteve nga

Historia e konfliktit izraelito-palestinez

Një përshkallëzim i luftimeve midis izraelitëve dhe palestinezëve ka bërë që Kombet e Bashkuara të paralajmërojnë për një “luftë më të zgjeruar në rast se nuk do të ndalet”. Dhun

Info Tjera