Kultura http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/Screen-Shot-2016-04-20-at-11.03.25-728x430-1.jpg

Ritualet e arbëreshëve për përkujtimin e të vdekurve



Halloween është një festë me origjinë nga vendet latine, që mbahet në përkujtim të familjarëve që kanë ndërruar jetë. Edhe arbëreshët kanë ritualet e tyre të përkujtimit të të vdekurve.

Kulti i të vdekurve mes arbëreshëve, ëshë shumë i njohur dhe përkujtohet sipas ritualeve bizantine e shtuna e parë dhe njëmbëdhjetë ditë pas vdekjes. Në komunitetet arbëreshe, është zakon që t’i kushtohet një javë kujtimit të të vdekurve. Në të gjithë shtëpitë, gjatë kësaj jave, mbahen ndezur llampa vaji, me qëllim që kur të hyjnë, të vdekurit të shohin dritën. Në komunitetet shqiptare të Sila Greca, është traditë gjatë javës së të vdekurve apo gjatë vitit, mbajtja e Meshës së Shenjtë në të drejtë të shpirtit të të vdekurit.

Eshtë zakon përdorimi i grurit të zier për të kujtuar të vdekurin. Gruri, sipas liturgjistëve është simbol i trupit të njeriut, i destinuar të ringrihet në një jetë të re, pas shpërbërjes dhe pluhurit të varrimit. Prifti ftohet nga të afërmit e të vdekurit që të hyjë në shtëpitë e tyre për t’i bekuar. Për këtë ceremoni të gjithë të afërmit mblidhen përreth një tryeze, ku ndodhet një pjatë e madhe me grurë të zier tashmë, dy bukë të mëdha, një shishe verë, një gotë, një lugë dhe një thikë.

Dy fëmijë, në anët e tryezës, mbajnë në duar një qiri të ndezur. Mbi një mangall shpërndahet grurë, aroma e të cilit simbolizon veprat dhe virtutet e të vdekurit. Prifti, në lutjen e bekimit, i kërkon Zotit të bekojë farat e grurit me frute të ndryshme. Në fund, buka prihet në feta dhe mbi secilën prej tyre vendoset gruri i zier. U shpërndahet të gjithë të pranishmëve, duke filluar nga më të afërmit./ KultPlus.com

Të fundit

Artisti finalizon portretin e Biden me oriz dhe grurë

Ndërsa vëmendja e botës është kthyer nga ceremonia e inaugurimit të Presidentit të Amerikës, Joe Biden, një artist nga Kosova ka krijuar një portret të tij duke përdorur drithëra dhe fara

Zbulohen thesarët antik që “rishkruajnë historinë”

Egjipti zbuloi të dielën thesaret antike të gjetura në vendin arkeologjik Saqqara pranë Kajros, duke përfshirë sarkofagë mbi 3,000 vjeçar, një zbulim që “rishkruan historinë”, sipas eg

Netflix jep lajmin e mirë për fansat e filmit

Netflix planifikon të publikojë nga një film çdo javë të vitit 2021. Netflix po premton të përpiqet të na argëtojë këtë vit, shkruan CNN. Gjigandi i transmetimit njoftoi të martën lidhu

Si e riformësoi botën moderne rënia e Murit të Berlinit

Publikohet një shkrim që i përket një editorial të BBC-së në vitin 2019, i cili bën fjalë mbi ngjarjet e ndodhura në vitet 1989 – ’90, në Evropën Lindore, që kulmuan me rënien e Muri

Dhjetë filmat më të mirë të vitit 2020

Pandemia COVID-19 tronditi industrinë e filmit, me mbylljen e kinemave dhe prodhimit të filmit, transmeton Gazeta Sinjali. Falë transmetimeve si Disney dhe Netflix, një mori filmash debutuan në v

77 vjet nga Konferenca e Bujanit

Konferenca e Bujanit ka filluar më 31 dhjetor 1943 dhe ka përfunduar më 2 janar 1944. Aty është nënshkruar një rezolutë, ku Kosovës i njihet e drejta e vetëvendosjes deri në shkëputje dhe

Info Tjera