Kultura http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/11/FSTX_News_Article_Banner.jpg

Sunny Hill shpërblen pjesëmarrësit e festivalit me 50% zbritje në biletat e Dua Lipa Studio 2054



Biletat për Dua Lipa Studio 2054 tashmë janë në shitje në Festtix, platformën më të re ndërkombëtare për menaxhimin e eventeve, bazuar në Prishtinë.

Performanca unike e pop yllit botëror Dua Lipa, Studio 2054 do të transmetohet live dhe online edhe në vendin tonë këtë të premte, më 27 nëntor 2020, me fillim prej ora 21:30, në LIVENow.

Sipas konfirmimit të bërë nga vetë Dua Lipa, mysafirë të spektaklit që pritet t’i thyejë të gjitha rekordet e shikueshmërisë në botë, do të jenë edhe yjet e mëdhenj të muzikës botërore, sikurse Kylie Miogue, Miley Cyrus, J Balvin dhe shumë emra të tjerë të famshëm.

Dhe pikërisht për këtë performancë spektakolare, Sunny Hill Festival dhe platforma ekskluzive e biletave dhe promovimit të Studio 2054, Festtix, kanë njoftuar se do t’i shpërblejë të gjithë pjesëmarrësit e edicioneve të kaluara të festivalit me 50% zbritje në biletën e Studio 2054.  Linku unik me çmim të zbritur do tu shkojë pjesëmarrësve të festivalit Sunny Hill në email.

Duke qenë se këtë vit pandemia na ka pamundësuar mbajtjen e Sunny Hill 2020, bashkë me Festtix, kemi vendosur që ta subvencionojmë çmimin e biletës për performancën globale Dua Lipa Studio 2054, e cila për pjesëmarrësit e festivalit tonë do të kushtojë 50% më lirë, ose vetëm 3.5 euro. Ky është çmimi më i lirë që ofrohet momentalisht kudo në botë për performancën e jashtëzakonshme e cila, përveç Duës, do të sjell edhe emra tjerë të mëdhenj të muzikës botërore, duke përfshirë edhe Kylie Minogue, J Balvin, Tainy, Angele, Miley Cyrus, FKA Twigs dhe emra të tjerë të muzikës”

Biletat për Dua Lipa Studio 2054 tashmë janë në shitje në Festtix, platformën më të re ndërkombëtare për menaxhimin e eventeve, bazuar në Prishtinë

Për shtetet e rajonit, përfshirë vendin tonë, biletat mund të blihen këtu https://festtix.co.uk/

Dua Lipa për Festtix: https://www.facebook.com/DuaLipa/posts/3464511486968077

Të fundit

122 vjet nga themelimi i Lidhjes së Pejës

Në fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i

Shtyhet prapë premiera e filmit të ri të James Bondit

Premiera e filmit të ri James Bond u shty për herë të tretë, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Filmi “No time to die” (“Nuk ka kohë për të vdekur”) është shtyrë tashmë d

Numri i abonentëve të Netflix tejkalon shifrën 200 milionë

Netflix e ka mbyllur vitin 2020 me 203,7 milionë të abonuar me pagesë në botë, pas një viti të shënuar nga pandemia dhe kufizimet dhe pavarësisht rritjes së konkurrencës dhe një rritjeje t

Për të dytin vit me radhë, anulohet festivali “Glastonbury”

Glastonbury Festival është anuluar për vitin e dytë me radhë, për shkak të pandemisë COVID-19, shkruan BBC. Lajmi u bë i ditur të enjten në faqen e festivalit në Twitter. “Me shumë keqa

Leka Zogu l më 1989: Shqiptarët e Kosovës do të vazhdojnë luftën

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Janar 2021 “DTIC – Defense Technical Information Center” ka botuar, me 19 gusht 1989, në faqet n°1 dhe 3, një intervistë ekskluzive të Leka Zogut I, të zh

Artisti finalizon portretin e Biden me oriz dhe grurë

Ndërsa vëmendja e botës është kthyer nga ceremonia e inaugurimit të Presidentit të Amerikës, Joe Biden, një artist nga Kosova ka krijuar një portret të tij duke përdorur drithëra dhe fara

Info Tjera