Kultura http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/09/20200820_2_43968470_57534494_Web.jpg

TKK dhe Artpolis përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Shkupit



Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK) në bashkëpunim me Artpolis-Qendra për Art dhe Komunitet përfaqësojnë Kosovën me shfaqjen muzikore “Zgjimi i Pranverës” në Festivalin Ndërkombëtar të Shkupit – ITF Skupi Festival, në Kurshumli Han – Shkup, Maqedonia e Veriut i cili do te mbahet nesër.

Në Festivalin Ndërkombëtar të Shkupit – ITF Skupi Festival, sivjet prezente do të jenë trupat teatrale nga Bullgaria, Shqipëria, Kroacia, Serbia e Bosna e Hercegovina përderisa Kosova do të përfaqësohet me shfaqjen muzikore “Zgjimi i pranverës”, me regji të Zana Hoxhës, që do të jepet në ambient të hapur, sikurse edhe shfaqjet të tjera të festivalit që do të zhvillohen jashtë, karakteristikë kjo e këtij viti.

Duke marrë parasysh të gjitha sfidat me të cilat përballemi në kohë pandemie, ne e konsiderojmë të rëndësishme që shkëmbimi, mësimi dhe mbështetja ndërkulturore të mos ndërpriten, por të vazhdojnë në një formë të re të modifikuar.

Kështu mund të sigurojmë zgjimin që duam dhe të inkurajojmë krijimin e rrjeteve në kohë sfiduese.

“Zgjimi i Pranverës” tregon historinë e adoleshentëve që zbulojnë trazirën e brendshme dhe të jashtme të seksualitetit.

Ajo eksploron udhëtimin nga adoleshenca në moshën e rritur me trishtim dhe pasion që është ndriçues dhe i paharrueshëm.

Për regjisoren e shfaqjes Zana Hoxha, kryevepra e Frank Wedekind “Zgjimi i pranverës” ishte një thirrje artistike, një dëshirë dhe një nevojë për ta sjellë këtë shfaqje në Kosovë, duke e përshtatur më tej në epokën e viteve ’90 në Kosovë.

Shfaqja përkrahet nga cfd, UNFPA dhe Kvinna till Kvinna.

Të fundit

Kush e zbuloi Amerikën?

Amerikanët e kanë ditë pushimi 12 tetorin për të festuar Ditën e Kolombit. Është një festë vjetore që përkujton 12 tetorin e vitit 1492, kur eksploruesi italian Kristofor Kolombi zyrtarish

Sopranoja Ermonela Jaho renditet e para në listën zyrtare të Muzikës Klasike

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho renditet e para në listën zyrtare të Muzikës Klasike të Gramaphone, me albumin e saj “Anima Rara”. Lista bazohet në shitjet e CD-ve dhe formateve t

‘EXIL’ i Visar Morinës, filmi kandidat i Kosovës për Oscars 2021

Pas ‘Babai’-t në 2016, ‘Exil’-i do të jetë filmi i dytë lartëvlerësuar i Visar Morinës që Kosova propozon për OSCARS. Në gusht ‘Exil’-i fitoi çmimin kryesor të Festivalit të S

Rikthehen “Murgeshat gazmore”

Whoopi Goldberg ka lënë të kuptohet se mund të ketë një film të tretë të “Murgeshave gazmore”. Aktorja 64-vjeçare tha në emisionin “The Late Late Show” se do të interpretonte

Ermonela Jaho: Shkova në Itali me ëndrra të mëdha, por me xhepin bosh

Ermonela Jaho, 46 ​​vjeç, ka lindur në Shqipëri. Ajo bëri debutimin e saj në opera në moshën 17 vjeçare dhe që prej asaj kohe është bërë një nga sopranot më të vlerësuara në bot

Kosova e vitit 1980 (VIDEO)

Interpretimin e parë të emrit ‘’Kosova’’, e ka bërë akademiku kroat Josip Rogliç, i cili thotë se: ‘’e tërë terminologjia gjeomorfologjike dhe emrat gjeografikë të Gadishullit Il

Info Tjera