Kultura http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/08/vipat-shqiptare.png

U akuzuan se i “bëri të famshme mafia shqiptare”



Artistët shqiptarë tash e disa vite kanë arritur që të shfaqin talentin e tyre jashtë vendit e madje me këtë talent edhe të korrin suksese të mëdha. Artistet shqiptare që tashmë kanë arritur famën botërore, Bebe Rexha, Dua Lipa e Ava Max e Rita Ora, kanë dëshmuar shumë herë që mund të arrini gjëra të mëdha pavarësisht nga vendi që vini e nga ai që jetoni.

Por suksesi i artisteve shqiptare dhe fama që kanë marrë ato jo çdo herë mirëpritet nga njerëzit. Së fundmi në rrjetin social Twitter, një përdoruese e quajtur Bethany Joan nëpërmjet një statusi ka akuzuar vajzat shqiptare se fama e tyre është arritur nëpërmjet pagesave me shuma të mëdha parash.

“Ju mund të keni vërejtur një shpërthim të pazakontë dhe të papritur të yjeve të popit shqiptar që kishin një shtyrje të jashtëzakonshme në skenën kryesore të Top 40 në territoret e ShBA-së dhe Evropës. Këto artiste përfshirë: Dua Lipën, Bebe Rexhën, Ava Maxin dhe Rita Orën, nuk erdhën rastësisht, shuma të mëdha parash janë dhënë për t’i bërë ato të famshme. Pse?”, shkroi ajo.

Ndërkaq në një status tjetër ku ajo kishte publikuar një fotografi të përbashkët të vajzave shqiptare dhe krahas kësaj foto kishte vendosu edhe një tjetër të disa djemve me maskë me simbole kombëtare duke shkruar: “Rritja e papritur e yjeve të muzikës pop dhe lidhja e tyre me mafian shqiptare”.

Statusit të Bethany Joan i është kundërpërgjigjur artistja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha. Ajo ka ironizuar me faktin se dikush mund të mendojë që tregu i huaj arrihet nëse vetëm ke para.
“Sinqerisht kjo është budallallëk. Po ashtu nëse e gjeni “numrin e mafias” që thoni se na bëri të famshëm a do të ma dërgoni edhe mua? Unë kam një këngë solo të re që do të dalë së shpejti. Ndoshta ata mund të ndihmojnë dhe “të më blejnë një hit” siç pretendon ti. Shumë për të qeshur. Mos e anashkalo atë që femrat shqiptare kanë punuar shumë për këtë”, ka shkruar Bebe Rexha në Twitter. 

Të fundit

Kush e zbuloi Amerikën?

Amerikanët e kanë ditë pushimi 12 tetorin për të festuar Ditën e Kolombit. Është një festë vjetore që përkujton 12 tetorin e vitit 1492, kur eksploruesi italian Kristofor Kolombi zyrtarish

Sopranoja Ermonela Jaho renditet e para në listën zyrtare të Muzikës Klasike

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho renditet e para në listën zyrtare të Muzikës Klasike të Gramaphone, me albumin e saj “Anima Rara”. Lista bazohet në shitjet e CD-ve dhe formateve t

‘EXIL’ i Visar Morinës, filmi kandidat i Kosovës për Oscars 2021

Pas ‘Babai’-t në 2016, ‘Exil’-i do të jetë filmi i dytë lartëvlerësuar i Visar Morinës që Kosova propozon për OSCARS. Në gusht ‘Exil’-i fitoi çmimin kryesor të Festivalit të S

Rikthehen “Murgeshat gazmore”

Whoopi Goldberg ka lënë të kuptohet se mund të ketë një film të tretë të “Murgeshave gazmore”. Aktorja 64-vjeçare tha në emisionin “The Late Late Show” se do të interpretonte

Ermonela Jaho: Shkova në Itali me ëndrra të mëdha, por me xhepin bosh

Ermonela Jaho, 46 ​​vjeç, ka lindur në Shqipëri. Ajo bëri debutimin e saj në opera në moshën 17 vjeçare dhe që prej asaj kohe është bërë një nga sopranot më të vlerësuara në bot

Kosova e vitit 1980 (VIDEO)

Interpretimin e parë të emrit ‘’Kosova’’, e ka bërë akademiku kroat Josip Rogliç, i cili thotë se: ‘’e tërë terminologjia gjeomorfologjike dhe emrat gjeografikë të Gadishullit Il

Info Tjera