Kultura http://mediapress.al/wp-content/uploads/2021/01/egypt.jpg

Zbulohen thesarët antik që “rishkruajnë historinë”



Egjipti zbuloi të dielën thesaret antike të gjetura në vendin arkeologjik Saqqara pranë Kajros, duke përfshirë sarkofagë mbi 3,000 vjeçar, një zbulim që “rishkruan historinë”, sipas egjiptologut të famshëm Zahi Hawass.

Saqqara është një nekropol i gjerë i kryeqytetit të lashtë egjiptian të Memfisit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që strehon më shumë se një duzinë piramidash, manastiresh antikë dhe vendeve për varrosjen e kafshëve.

Një ekip i kryesuar nga Hawass bëri gjetjet pranë piramidës së Mbretit Teti, faraoni i parë i Dinastisë së Gjashtë të Mbretërisë së Vjetër.

Më shumë se 50 sarkofagë prej druri që datojnë në Mbretërinë e Re (shekulli i 16-të para Krishtit deri në shekullin e 11-të para Krishtit) u gjetën në një bosht varrimi, tha Hawass.

“Ky zbulim rishkruan historinë e Saqqara dhe më konkretisht historinë e Mbretërisë së Re, e cila filloi 3,000 vjet më parë,” tha ai.

Hawass tha se ekipi i tij kishte zbuluar gjithsej 22 boshte, përfshirë një që përmbante një “ushtar, me sëpatën e tij të betejës mbështetur pranë tij”.

U gjet gjithashtu një sarkofag guri, shtoi ai, si dhe “një papirus rreth pesë metra i gjatë që përmbante kapitullin e 17-të të librit të të vdekurve … maska, varka prej druri, lojëra që egjiptianët e lashtë kishin luajtur”.

“Ishte një zbulim i rrallë dhe i ri sepse shumica e objekteve që gjetëm datojnë që nga Mbretëria e Re, ndërsa në Saqqara, zakonisht është më shumë rreth 500 vjet para Krishtit,” shtoi ai.

Një numër objektesh u shfaqën në shtyp, ndërsa gërmimet në sit po vazhdojnë.

“70 për qind (e zonës së re) është ende për t’u hulumtuar”, shtoi ai.

Ministria e turizmit dhe antikave të Egjiptit kishte njoftuar “zbulime të mëdha” në Saqqara, ku ka pasur një mori gërmimesh në vitet e fundit.

Ministria tha se ekipi kishte zbuluar gjithashtu “tempullin funeral të Mbretëreshës Nearit, gruas së Mbretit Teti”.

Zona Saqqara është gjithashtu shtëpia e piramidës shkallore të Djoser, një nga më të hershmet e ndërtuara në Egjiptin e lashtë.

Më vonë këtë vit, dhe pas disa vonesave, autoritetet shpresojnë të përurojnë një muze të ri – Muzeun e Madh Egjiptian – në pllajën e Gizës, shtëpia e piramidave të famshme të Gizës.

Egjipti shpreson që zbulimet arkeologjike të nxisin turizmin, një sektor i cili ka pësuar tronditje të shumta, nga një kryengritje e vitit 2011 në pandeminë e sotme të koronavirusit

Të fundit

Piktura e Churchill shitet për më shumë se tetë milionë euro

Më e famshmja ndër pikturat e realizuara nga ish-kryeministri britanik Winston Churchill (1874-1965), u shit sot në ankand për shtatë milionë stërlina (8,1 milionë euro) nga shtëpia e ankandi

Festivali i Filmit, Berlinale 2021 në modusin e pandemisë

Berlinalja, festivali i filmit në Berlin, ka shumë rituale. Normalisht pavarësisht dimrit dhe ditëve të ftohta të shkurtit, dashamirësit e kinematografisë gjatë periudhës së festivalit mbus

366 filma në garë për ‘Oscar’

Plot 366 filma u kualifikuan për një nominim të mundshëm në kategorinë e Filmit më të Mirë për çmimin ”Oscar”, njoftoi Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit.  Këtu përfshihen

Tom Hanks në një film western për herë të parë

Edhe pse ka qenë i njohur si kauboj Woody nga seriali “Toy Story”, për të cilin e ka huazuar zërin – Tom Hanks kurrë më parë nuk ka luajtur në një film vestern. Aktori i famshëm holliv

110 vjet më parë u realizua fluturimi i parë me avion postar

Si sot para 110 vitesh do të realizohej fluturimi i parë zyrtar me një avion postar. Fluturimi i parë u bë nga Allahabad në Provincat e Bashkuara të Indisë Britanike në Naini, ose rreth 10 ki

Pjesa e pestë e ‘La casa de papel’ vjen këtë gusht?

Seriali spanjoll ‘La Casa De Papel’ arriti të ketë një shikueshmëri tejet të lartë, duke i bërë admiruesit e tyre të mbesin në pritje të sezonit të ri. Sezoni i pestë mendohet të jet

Info Tjera