Kultura http://mediapress.al/wp-content/uploads/2020/07/FB_IMG_1594124714335-e1594124830256.jpg

Zbulohen varrezat tumulare në Himarë



Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Vlorë, së bashku me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore kanë zbuluar një varrezë tumulare të periudhës së Bronzit të Vonë (shek. XV-XII para Erës Sonë) në Himarë.

Varreza u zbulua fillimisht në vitin 2018, në shtratin e përroit të Korramit, në verilindje të qytetit jonian.

Në pranverën e vitit 2018, me qëllim dokumentimin e varrezës dhe shpëtimin e materialit arkeologjik nga gërryerja e përroit, u krye faza e parë e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, gjatë së cilës u zbulua një tumë e periudhës së Bronzit të Vonë dhe disa varre ciste.

Për një dokumentim më të plotë të varrezës, dy javët e fundit të muajit qershor të këtij viti, u realizua faza e dytë e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, ku u zbulua një tumë e dytë, e cila konfirmoi ekzistencën e një varreze tumulare me vlera të jashtëzakonshme historike.

Të fundit

Poeti kombëtar Gjergj Fishta duke lexuar vargjet e “Lahutës së Malcis” (VIDEO)

Fishta, i lindur më 1871, ishte frat, shkrimtar (poet e prozator), përkthyes, publiçist, arsimtar, estet, piktor (jo profesionist, mendohet të ketë mbi 20 piktura) deputet, anëtar i Akademisë I

Filmat ‘pandemikë’ nëpër kohë

Ndonëse pandemia mund të jetë drejt fundit, shikimi i disa filmave që janë realizuar mbi tema të ngjashme si realiteti që e kaluam, nuk do të na bënte dëm. Është interesante të mendojmë

Broadway “mbyll portën” deri në vitin 2021

Shfaqjet e famshme të Broadway-t në Nju Jork u pezulluan pasi vendi u godit nga pandemia e koronavirusit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Evgeny Maslov, megjithëse tabelat vezull

Ermonela Jaho rrëfen albumin e saj të parë

Ajo ishte 14 vjeç kur do të shikonte operën e parë të saj. Violeta e “La Traviatas” i ngacmoi Ermonela Jahos emocione të papërshkrueshme, si dhe guximin për të ëndërruar… “Të pakt

Beckham dokumentar për jetën e tij

David Beckham i mungonte vetëm një gjë për të konfirmuar përfundimisht statusin e tij si yll ndërkombëtar; të ketë një film të tij. Ish futbollisti britanik, një prej personave më të fa

Libri në periudhën më të errët!

Periudha e verës është perfekte për çdo njeri që të lexojë. Por për dallim nga vitet e tjera pandemia e Covid-19 nuk ka rritur numrin e lexuesve, të paktë kanë qenë ata që i janë përku

Info Tjera