Mbrapa

Avokati i Popullit informon në Kuvend për faturimin e energjisë në veri

Publikuar: 06.12.2017

Sot në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione është i ftuar Avokati i Popullit, Hilmi Jashari për të diskutuar lidhur me Raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Komisioni po ashtu do të bëj shqyrtimin e Propozim-vendimit të Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit, (i ftuar Avokati i Popullit z.Hilmi Jashari),

Nderkaq pika e fundit e rendit të ditës të këtij komisoni është edhe njoftimi lidhur me shqyrtimin e peticioneve nga Grupi Punues i Komisionit. 

/MediaPress