Mbrapa

Policë e doganierë në pranga, pasi kaluan 2.5 tonë drogë në portin e Durrësit

Publikuar: 06.12.2017

Në vijim të operacionit të Prokurorisë për Krime të Rënda, paraditen e sotme janë ndaluar edhe 4 persona të tjerë, dy prej të cilëve punonjës policie në Pikën e kalimit kufitar, Durrës, një doganier në Doganën e Portit, Durrës, si edhe një agjent doganor.

Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda është evidentuar se, për kalimin e kamionit të ngarkuar me 2.5 ton lëndë narkotike, janë krijuar kushtet nga zyrtarë publikë, të cilët kanë mundësuar kalimin lirisht të kamionit nga porti i Durrësit deri në portin Ankona në Itali.

Për këtë arsye, nga ana e Prokurorisë për Krime, të Rënda është urdhëruar gjithashtu ndalimi i efektivëve të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, Durrës, Gëzim Dervishidhe Agron Kapllani , si edhe për doganierin Altin Katundi, e agjentin doganor Mikail Hila.

Urdhërat e ndalimit janë ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit 

/MediaPress