Mbrapa

Presidenti pret ftesën e Kuvendit për të mbajtur fjalimin e fundvitit

Publikuar: 06.12.2017

Zyra për Informim e Presidentit ka thënë se fjalimi i djeshëm ishte një adresim para pjesëtarëve të FSK-së dhe qytetarëve të Kosovës.

Kjo zyre ka konfirmuar se presidenti do ta mbajë fjalimin e fundvitit edhe para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

“Presidenti i Republikës së Kosovës është duke pritur që Kryesia e Kuvendit të Kosovës të caktojë seancën për mbajtjen e fjalimit vjetor të presidentit, ashtu siç është e përcaktuar me legjislacion dhe me praktikën parlamentare”, thuhet në përgjigjen e tyre. 

/MediaPress