Mbrapa

Veseli: Demarkacioni duhet të kalojë, vizat duhet të hiqen

Publikuar: 06.12.2017

Kryekuvendari Kadri Veseli ka thënë se marrëveshja e Demarkaciionit të kufirit me Malin e Zi duhet të ratifikohet në Kuvend në mënyrë që t`i hapet rruga liberalizimit të vizave .

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi që pati sot me shefen e e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova dhe ambasadorë të vendeve të BE-së të akredituar në Kosovë.

“Qëndrimi im, por edhe i subjektit tim që përfaqësoj është i qartë. Marrëveshja me Malin e Zi duhet të ratifikohet. Marrëveshja duhet të kalojë dhe vota jonë është “pro”, siç e kemi thënë në vazhdimësi. Gjithsesi, unë besoj se duhet të ketë një konsensus të plotë për këtë marrëveshje”, ka shtuar ai.

Sipas tij, edhe Bashkimi Evropian duhet të veprojë shpejt dhe qartë sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në këtë takim, kreu i Kuvendit ka diskutuar me ambasadorët e vendeve të BE-së edhë për përkushtimin e tij për intensifikimin më të madh të punës së Kuvendit për të përmbushur agjendën legjislative në rrugën drejt integrimeve evropiane. 

/MediaPress