Mbrapa

Lekaj ka disa fjalë për LDK-në: Nuk keni bërë asgjë për Kosovën jashtë Kosovës

Publikuar: 07.12.2017

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është përfshirë në debatin e sotëm të zhvilluar në Kuvendin e Kosovës.

Lekaj një numër kritikash i ka drejtuar në adresë të LDK-së duke thënë se në qeverisjen e saj Kosova nuk ka qenë prezente në organizmat ndërkombëtar.

Dhe për këtë ai ka përmendur edhe takimin e ministrave të SEETO-s.

Reagimi i plotë:
Debati që po zhvillohet në Kosovë nga një parti politike, e cila ka qenë në udhëheqje të Qeverisë për rreth tre vjet, i mbushur me patriotizëm patetik nuk është asgjë më shumë se një farsë të gjatë dhe të zbehtë ashtu siç është kjo parti politike në vetëvete.

Takimet e fundit dhe debatet që kam dëgjuar gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, takimi ministror për SEETO, e thonë krejt të kundërtën e asaj që këta njerëz tentojnë të shitën në Kosovë, këta nuk arritë të bëjnë asgjë për Kosovën jashtë Kosovës.

Kosova në arenën ndërkombëtare nuk ka qenë aspak prezente, në kuptimin praktik. Sot ne po përballemi me pasojat e ish-qeverisë së Kosovës, të cilat pasoja po tentojmë t'i sherojmë çdo ditë të punës tonë.

Me ish qeverinë, askund nuk kemi qenë prezent me fuqi politike, çdo gjë është lënë në mëshirë të kohës dhe duke shikuar çka po bëjnë miqtë, por jo çka po bëjmë ne për vendin tonë.

Prandaj mos u "qartni", sepse ju nuk meritoni të përfaqësoni Kosovën dhe popullin e saj. 

/MediaPress