Mbrapa

Qeverisë i shtohen edhe dy zëvendësministra

Publikuar: 12.12.2017

Partia e komunitetit turk, KDTP i ka rekomanduar kryeministrit Ramush Haradinaj dy emra për pozitat e zëvendësministrave.

E gjithë kjo në bazë të marrëveshjes së arritur mes partisë turke dhe Haradinajt me rastin e arritjes së marrëveshjes për krijimin e qeverisë.

Kadir Hüseyin është propozuar për zëvendësministër të Shëndetësisë, i cili ka qenë në këtë pozitë edhe gjatë kohës sa ishte kryeministër Isa Mustafa.

Kurse, Nuhi Morina i propozuar për zëvendësministër, nuk i është specifikuar ministria duke i lënë në dorë përzgjedhjen e pozitës kryeministrit Haradinaj.

Ndërkaq jozyrtarisht Telegrafi mëson se KDTP preferon që Morina të jetë zëvendësministër i Bujqësisë.

Kujtojmë se komuniteti turk në kabinetin qeveritar udhëheq me ministrinë e Administratës Publike, ku ministër është Mahir Yagcilar. 

/MediaPress