Mbrapa

Fillojnë protestat e maqedonëve pas votimit të ligjit për gjuhën shqipe

Publikuar: 11.01.2018

Një grup nacionalistësh maqedon kanë protestuar sot kundër ligjit të gjuhëve të miratuara nga kuvendi, i cili parashikon edhe zyrtarizimin e shqipes si gjuhë zyrtare.

Si pasojë e protestës janë bllokuar dy rrugë kryesore në Shkup.

Protesta ka filluar që në mesditë, kur bëhej votimi i këtij ligji. Grup prej 10-15 qytetarësh me flamuj Vergina ishin para ndëtesës së Kuvendit, por atëherë komunikacioni nuk ishte ndërprerë. 

/MediaPress