Mbrapa

Djali i milardierit Soros vjen në Kosovë

Publikuar: 12.01.2018

George Soros është i njohur për publikun vitet e fundit pas akuzave që Presidenti i SHBA, Donald Trump ia drejtoi gjatë fushatës zgjedhore.

Soros është një multi miliardier dhe shpesh herë dalin në publik informacione se është mbështetës i partive të majta.

Po ashtu Soros është i njohur edhe në Shqipëri pasi kryeministri Edi Rama vazhdimisht është akuzuar nga kundërshtarët që mbështetet nga milardieri në fjalë.

E megjithatë tashmë George Soros është shumë i moshuar prandaj sic duket djali i tij, Aleksi është bërë aktiv duke vizituar degët e shoqatave në shtetet që ata i kanë.

Albeu.com mëson që edhe Kosova do të vizitohet këto ditë nga djali i Soros-it por nuk dihet ende arsyeja e vizitës së tij dhe me kë do të takohet.

Ndërkaq në datën 22 nëntor ai kishte vizituar edhe kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën dhe ishte takuar edhe me nënkryetarin e bashkisë.-Ervin Shkulaku 

/MediaPress