Mbrapa

Albin Kurti prezanton platformën

Publikuar: 13.01.2018

Kandidati i vetëm për Kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të prezantojë platformën e tij për qeverisje sot në orën 15:00.

Vetëvendosje njoftoi se Kurti do të bëjë prezantimin në Sallën e Kuqe te Pallati i Rinisë në Prishtinë.

Me këtë platformë ai synon t’i marrë votat e anëtarëve të partisë për zgjedhjet që do të zhvillohen më 21 janar.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje të dielën do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës.

Këto zgjedhje po vijnë në një kohë krizash për LVV-në kur rreth 7 deputetë janë dorëhequr nga pozitat partiake, duke përfshirë ish-Kryetarin, Visar Ymeri. 

/MediaPress