Mbrapa

Veseli zotohet para ambasadorit Delawie se nuk do e zhbëjnë Specialen

Publikuar: 13.01.2018

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është takuar sot me ambasadorin Greg Delawie, ku edhe ka rikonfirmuar qëndrimin për Gjykatën Speciale.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie.

Ata kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe për agjendën e Kuvendit të Kosovës për vitin 2018.

Në takimin e kryetarit Veseli dhe ambasadorit Delawie është theksuar nevoja e qëndrimit të përbashkët për çështjet me interes nacional, transmeton "Zeri.info".

Veseli ka thënë se Kosova do t’u qëndrojë obligimeve të veta ndërkombëtare deri në fund, përfshirë edhe Dhomat e Specializuara, dhe se do të ndjekë agjendën e integrimeve euroatlantike, dhe në këtë rrugëtim partneriteti me SHBA-të do të mbetet primar.

Veseli ka falënderuar ambasadorin amerikan për përkrahjen konstante që SHBA-të i japin Kosovës. 

/MediaPress