Mbrapa

Në Merdarde, kolonat deri 1 kilometër (Foto)

Publikuar: 13.01.2018

Po vazhdojnë akoma kolonat e gjata të veturave në shumë pika kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Punëve të Brendshme të orës 17:25, thuhet se në Merdarë pritjet janë të gjata.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e kufirit shkruan se në Merdarë qytetarët presin deri në 90 minuta për të dal nga Kosova.

Derisa kolona në këtë pikëkalim kufitar është 1000 metra, apo 1 kilometër.

Pikë tjetër kufitare më e ngarkuar është edhe Vërmica me gjysmë ore pritje dhe Hani i Elezit.

 

/MediaPress