Mbrapa

Hoti: Edhe sot u dëshmua që koalicioni si ka numrat

Publikuar: 17.01.2018

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë kritikoi koalicionin qeverisës për këto zvarritje që po bëhen.

Sipas tij kjo u pa edhe sot ku pas një orë pritje mbledhja nuk u mbajt edhe pse LDK ishte e pranishme. “Është e qartë se ky koalicion qeverisë nuk është stabil dhe u desh të shtyhet për shkak të mungesës së kuorumit. Kjo është një fatkeqësi që po shkon muaj janar dhe nuk ka zhvillime në Kuvend. Për Specialen ju e dini qëndrimin e LDK-së”, tha Hoti.

Në mbledhjen e Kryesisë nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e Vetëvendosjes, Nismës dhe AAK-së dhe të minoriteteve.

Në mbledhjen e Kryesisë ishte paraparë që të shqyrtohet kërkesa e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

 

/MediaPress