Mbrapa

Isufi: Specialja dëmton Kosovën

Publikuar: 17.01.2018

Ahmet Isufi nga AAK, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, tha se në rendin e ditës ishte edhe pika për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, e cila dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së.

Kryesia e Kuvendit as sot nuk e ka mbajtur mbledhjen e saj, e cila përveç disa pikave tjera të rendit të ditës ishte edhe kërkesa e propozime e që sipas të gjitha gjasave ishte edhe kërkesa e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Sot pati mungesë të kuorumit që është e pakuptueshme dhe duhet punuar për të pasur funksionim të Kuvendit. Ne kemi pasur rendin e ditës, e kemi pasur të njohur, dhe nuk është mirë të prolongohen mbledhjet e kryesisë. Në rend dite ka qenë edhe pika për shfuqizimin e gjykatës. Gjykata dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK. Qëndrimi ynë është i qartë prej fillimit”, tha Isufi.

 

/MediaPress