Mbrapa

Pahor: Kosova duhet ta ratifikojë demarkacionin

Publikuar: 12.02.2018

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka ftuar institucionet e Kosovës që sa më parë ta ratifikojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Pas takimin me presidentin Thaçi, në një konferencë të përbashkët për medie, Pahor ka thënë se Kosova përveç demarkacionit duhet t’i përmbush edhe obligimet tjera ndërkombëtare.
“Kosova duhet ta ratifikojë demarkacionin dhe të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel. Në këtë mënyrë zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor do të ishte më i lehtë dhe më i suksesshëm”, ka thënë Pahor.

Ndërsa, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar homologun e tij për këtë vizitë në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë.
Thaçi ka thënë se populli i Kosovës do të jetë mirënjohës çdo herë shtetit slloven për njohjen e shtetit tonë dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Presidenti Thaçi ka thënë se raportet bilaterale në mes të këtyre vendeve kanë qenë dhe janë të shkëlqyera.
Ndër të tjera, shefi i shtetit ka ftuar bizneset sllovene për investime të mëtejshme në Kosovë.

 

/MediaPress