Mbrapa

Qeveria premton masa urgjente për kullën e Jasharëve

Publikuar: 12.02.2018

Qeveria e Kosovës pritet që të marrë masa për kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz. Kështu ka bërë të ditur Jusuf Thaqi, iniciator i peticionit për mbrojtjen e këtij kompleksi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton zeri.info.

Ai ka thënë se është takuar me zëvendeskryeministrin Fatmir Limaj, i cili i ka premtuar se Qeveria do të ndërmarrë masa urgjente pëer kullat e familjes Jashari.

Postimi i tij i plotë:

Qeveria e Kosovës pritet që së shpejti të ndërmarrë masat e nevojshme për shpëtimin dhe ruajtjen e Kompleksit të Familjes Jashari.
Në kuadër të nismës "Ta shpëtojmë dhe ta ruajmë Kompleksin e Familjes Jashari", sot jam takuar me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, z. Fatmir Limaj.

Z. Limaj më konfirmoi se tashmë qeveria është informuar në detaje dhe gjatë këtyre ditëve do të ndërmarrë të gjitha masat emergjente për shpëtimin e këtij kompleksi dhe në të njëjtën kohë do të procedojë me aspektet tjera që duhen për ruajtjen dhe konservimin e qëndrueshëm afatgjatë të këtij kompleksi.

Po shpresoj që gjatë kësaj jave do të shohim masat e para nga ana e Qeverisë së Kosovës!

#TaRuajmëHistorinë
#TaShpëtojmëKompleksinEFamiljesJashari

 

/MediaPress