Mbrapa

Serwer: Amerika dhe Evropa i kanë treguar Serbisë se nuk mund ta marr veriun e Kosovës

Publikuar: 13.02.2018

Eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer, ka thënë se teknikisht është i mundur formimi i Forcave të Armatosura, madje edhe pa amendamente kushtetuese, por për këtë do të ishte mirë të keni edhe përkrahjen e serbëve.

Ai gjithashtu ka komentuar rreth integrimit të veriut të Kosovës dhe ambiciet serbe që ajo pjesë t’i takojë Serbisë.

Serwer ka thënë se veriu i Kosovës nuk është i integruar mirë.

“Mendoj se do të ishte mirë edhe për shqiptarët edhe për serbët nëse veriu do të integrohej në kuadër të Planit të Ahtisaarit, i cil parasheh formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, tha analisti amerikan Daniel Serwer, në një intervistë ekskluzive për RTK-në.

Më tej ai tha se nuk beson se Qeveria e Serbisë ka shpresë se veriu i Kosovës mund t’i bashkohet formalisht Serbisë.

“U është thënë nga amerikanët dhe evropianët që kjo s’do të ndodhë. Megjithatë ka njerëz në veri të Kosovës që nuk e duan integrimin me pjesën tjetër të Kosovës. Nëse rusët do të paraqisnin problem atje, s’do të isha i befasuar, por nuk e di nëse kjo do të ndodhë”, tha ai.

 

/MediaPress