Mbrapa

Veseli: Sllovenia, model për shtetndërtim në Kosovë

Publikuar: 13.02.2018

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka pritur sot presidentin e Sllovenisë Borut Pahor.
Me këtë rast Veseli ka thënë se Sllovenia mbetet një nga vendet model për shtet-ndërtim, ndërsa për Presidentin Pahor ka theksuar se ka qenë përherë zë i Kosovës.

“Presidenti Borut Pahor ka qenë përherë zë i Kosovës. Si një mik, ai edhe këto ditë po qëndron pranë nesh, në 10 – vjetorin e pavarësisë sonë. Sllovenia ka qenë dhe mbetet një nga vendet model për shtet-ndërtim dhe avancim në rrugën euro-atlantike. Ne duhet të forcojmë lidhjet tona në shumë fusha, në veçanti ato ekonomike”, shkruan Veseli në Facebook.
 

/MediaPress