Mbrapa

Trump: Kosova, partner i rëndësishëm i SHBA-së

Publikuar: 13.02.2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar urimin që ka marrë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, nga presidenti amerikan Donald Trump.

Në këtë urim Trump ka thënë se Kosova ka punë për të bërë duke shtuar se SHBA-ja duartroket për zhvillimin e deritashëm.

Postimi i plotë:

Urimi i Trump:

“I nderuar President:

Në emër të popullit amerikan, uroj Kosovën në dhjetëvjetorin e pavarësisë së saj.

Për gjatë dhjetë viteve, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit të vet dhe demokracisë multietnike. Teksa ka punë për t’u bërë, ne duartrokasim progresin tuaj.

Teksa shteti juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të ndihmojnë Kosovën në ndërtimin e themelit të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të ligjit. Me këtë, Kosova do të bëjë hapa të mëtejmë për hyrjen në Komunitetin Perëndimor të Kombeve.

E shohim Kosovën si partner të rëndësishëm të SHBA-së. Në këtë rast historik, i uroj më të mirën popullit të Kosovës.

Sinqerisht, Donald J. Trump”

 

 
 

/MediaPress