Mbrapa

LVV takohet me presidentin slloven, diskutojnë për situatën politike në Kosovë

Publikuar: 13.02.2018

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje, i përbërë nga Kryetari, Albin Kurti, Nënkryetarja, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, Kryetari i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca dhe Deputetja, Arbërie Nagavci, u takuan sot me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, i cili ishte i shoqëruar nga Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Iztok Mirošië, Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncel, Shefja e Kabinetit të Presidentit, Alja Brglez, si dhe këshilltarët, Ernest Petrië dhe Špela Vovk.

Në këtë takim miqësor u bisedua për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë, të arriturat e shtetit të ri të Kosovës në vigjile të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, si dhe fushat në të cilat Kosova ka nevojë të koncentrojë përpjekjet për zhvillim.

Theks i veçantë ju dha edhe gjendjes e raporteve në rajonin e Ballkanit perëndimor, si dhe bashkëpunimit të ndërsjellë politik e ekonomik dhe integrimit të rajonit në struktura euro-atlantike. Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Sllovenisë u cilësuan si shumë të mira dhe nga të dy palët u shpreh besimi se këto marrëdhënie mund e duhet të avansohen edhe më shumë.

 

/MediaPress