Mbrapa

Pacolli po merr pjesë në koalicionin botëror kundër ISIS-it

Publikuar: 13.02.2018

Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, po merr pjesë në takimin ministerial të Koalicionit Botëror kundër ISIS-it, i cili po mbahet sot në Kuvajt, transmeton ‘Zëri.info’.
Takimi po mbahet me qëllim që të koordinohën përpjekjet e shteteve anëtare në përpalljen e tyre me kërcënimet terroriste në Siri dhe Irak si dhe në gjithë botën.

Konferenca do të bashkë-drejtohet nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shtetit të Kuëait-it, Sheikh Sabah Al-Khaled Al-Sabahand dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson.
Sipas komunikatës për media nga MPJ, Pacolli është takuar me shumë homologë nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë Sekretarin amerikan, Rex Tillerson, përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, si dhe Ministrat e Jashtëm të Jordanisë, Libanit, Katarit dhe të tjerë. Ministrat e Jashtëm dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë të 74 parterëve të Koalicionit Global kundër ISIS-it, që përfshinë shtetet anëtare dhe Organizata Ndërkombëtare, janë takuar në Kuëait, që të riafirmojnë vendosmërinë në këtë qëllim.

Qeveria e Republikës së Kosovës në fund të vitit të kaluar kishte ndarë mjete financiare në vlerë prej 100,000 US$ (njëqindmijë dollarë Amerikan) për koalicionin anti-ISIS. /Zëri/

 

/MediaPress