Mbrapa

Qeveria ndan 600 mijë euro për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë

Publikuar: 13.02.2018

Qeveria e Kosovës ka ndarë 600 mijë euro për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë.

“Në këtë mbledhje propozoj që kjo pikë të miratohet. Janë 600 mijë euro për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Këto mjetë do të ndahen nga fondi rezervë ku do të shkojnë në ministrinë e Kulturës”.

Ndërkaq ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se duhet të bëhet planifikimi i shpenzimeve nga ministrit përkatëse që marrin mjetet.
“Ministra e Financave e përkrahë këtë ndarje buxhetore mirëpo është mirë që në kohë dhe procese të rregullta buxhetore t’i planifikojmë shpenzimet. Kryeministri ka kërkuar që të ndahen këto mjete, por është mirë që këto të planifikohen”.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë është miratuar edhe propozim-vendimi për themelimin e Këshillit organizues për manifestimin gjithë popullor për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Kryeministri, Haradinaj, tha se për shënimin e Epopesë së UÇK janë ndarë 100 mijë euro.

“100 mijë euro, nga kategoria ekonomike rezervë. Është një proces tradite, kësaj here është jubilare epopeja dhe është në detyrën tonë të festojmë në mënyrën e duhur”.
 

/MediaPress