Mbrapa

Ansambli i forcave ajrore amerikane për festime në Kosovë

Publikuar: 14.02.2018

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë mirëpret Ansamblin e Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë (USAFE) i cili do të interpretojë me rastin e festimeve të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Kemi nderin që na është dhënë e mundësia për të interpretuar në këtë ngjarje të veçantë,” tha nënkoloneli Don Schofield, komandant i Ansamblit USAFE, i cili do të shoqërojë përafërsisht 15 muzikantë gjatë këtij udhëtimi.

“Interpretimet si ky krijojnë mundësi për ndërtimin e marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Kosovës duke forcuar mirëkuptimin dhe vlerësimin kulturor të ndërsjellë përmes angazhimeve popull-me-popull, partneriteteve, dhe miqësive”, shtoi ai.

Gjatë qëndrimit në Kosovë ansambli po ashtu do të vizitojë trupat e SHBA-ve dhe të koalicionit në kuadër të Forcës së Kosovës, i njohur si KFOR, që është një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO, e që gjendet në këtë vend që nga viti 1999.

 

/MediaPress