Mbrapa

GAP: Shpend Ahmeti nuk i përmbushi gati gjysmën e premtimeve

Publikuar: 14.02.2018

Në përfundim të mandatit të parë qeverisës, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti kishte thënë se vetëm një premtim të dhënë gjatë zgjedhjeve nuk kishte arritur ta përfundojë, shkaku i Kuvendit komunal, i cili sipas tij, e kishte bllokuar në atë pikë.

Por, një Institut ku punoj vetë Ahmeti për disa vite ka publikuar disa të dhëna ndryshe.

Instituti GAP ka mbajtur sot konferencë për media ku ka prezantuar platformën elektronike e cila përmban të gjitha premtimet e dhëna nga kryetarët e komunave të Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale 2017, shkruan lajmi.net.

GAP, kishte mbledhur 35 premtime të Ahmetit të cilat i kishte dhënë gjatë zgjedhjeve në vitin 2013.

Sipas të gjeturave të këtij Instituti, Ahmeti ka përfunduar tërësisht vetëm 20 premtime, mandej edhe premtimin për transportin publik. Gjysmë të përmbushura i ka 4, ndërsa të filluara i ka 11.

Çka do të thotë se 15 i ka të pa përfunduara.

Më së keqi qëndron në sektorin e arsimit.

Në këtë sektor, premtimet e pa përfunduara, sipas GAP janë:

“Çerdhe në çdo zonë të kryeqytetit”, kishte premtuar Ahmeti, sipas GAP janë hapur disa por jo në të gjitha zonat. Mandej, premtim i pa përmbushur është edhe “Hapja e biblotekave të reja”, “Çdo shkollë do të ketë ambulancën ose dhomën e ndihmës së pare”, “Në çdo shkollë me më shumë se 800 nxënës do të punësohet mjeku ose infermieri”, “Shkollat me më shumë se 1000 nxënës do të formohen ambulance stomatologjike”, “Në secilën çerdhe/shkollë do të ketë psikolog”.

Ka mos përmbushje në tersi të premtimeve edhe tek politikat publike.

“Themelimi i kompanisë ‘Prishtina Parking”, sipas GAP është bërë por nuk është funksionale. “Zonimi i qytetit për parkingje”, është tjetër premtim i pa përmbushur. Po ashte dhe “Lirimi i trotuareve nga veturat”.

Premtim në fazën fillestare është “Në të gjitha ndërtesat do të vendosen shkallet për dalje emergjente”. Ndërsa, premtimi “Përzgjedhja e stafit gjatë pranimit në punë në komunë do të behet në bazë të kodit dhe jo emrit.

Asnjë person nuk do të punësohet në shërbimin civil në bazë të preferencave personale apo partiake”, nuk është përmbushur nga Ahmeti.

Kjo pasi, sipas të gjeturave, forma e parë është zbatuar në të gjitha rastet e shpalljes se konkurseve dhe se gjatë periudhës dhjetor (2015) qershor (2016) ka pasur disa raportime për punësime mbi bazë të preferencave.

Këto punësime janë shtrirë në administratë dhe sistemin arsimor.

Rritja e numrit të personave me kontratë mbi vepër (kontratë për shërbime të veçanta) po ashtu nga ZAP është konsideruar të jetë bërë përgjithësisht pa u ndjekur procedurat e rregullta.

Po ashtu, Ahmeti nuk e ka realizuar edhe premtimin për “Restaurimi dhe promovimi i objekteve të trashëgimisë kulturore, historike dhe arkeologjike”, apo “Do të krijojmë terrene të përshtatshme sportive për të rinjtë”, etj. 

/MediaPress