Mbrapa

Kryeministri Markoviq pritet me nderime shtetërore

Publikuar: 14.02.2018

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq pas arritjes në Kosovë është pritur me nderime shtetërore nga homologu i tij, kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj.

Markoviq ka nisur takimin me kryeministrin Haradinaj e më pas pritet që në orën 17:45, të dy kryeministrat të mbajnë një konferencë për media ku pritet të flitet për marrëveshjen e Demarkacionit, njofton Klan Kosova.

Markoviq do të qëndrojë në Kosovë sot dhe nesër.
Gjatë së enjtes, shefi i Qeverisë malazeze do të pritet në takime edhe nga presidenti, Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli.
 

/MediaPress