Mbrapa

Markoviqi: Mali i Zi dëshiron ta ndihmojë Kosovën për demarkacionin

Publikuar: 14.02.2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq, janë pajtuar për vazhdim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve dhe atë në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Në një konferencë të përbashkët për medie, Haradinaj e ka quajtur historike vizitën e homologut malazez në Prishtinë.
Kryeministri Haradinaj ka theksuar se do të punojë me Malin e Zi për integrimet euroatlantike.

Ndërsa kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka thënë se janë të hapur për bashkëpunim me Kosovën.
Ai ka thënë se me Haradinaj ka biseduar edhe për çështje ta hapura në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, duke përfshirë edhe për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy odave ekonomike.

Po ashtu, Markoviq ka thënë se me Haradinaj kanë biseduar edhe për komunitetin malazez i cili jeton në Kosovë.
Duke folur për çështjen e demarkacionit, kryeministri Markoviq, ka thënë se kjo çështje është e rëndësishme për këto dy vende.
Ai ka thënë se Mali i Zi dëshiron ta ndihmojë Kosovën në këtë proces.

 

/MediaPress