Botë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/5616.jpg

Ish-Presidentja e Koresë së Jugut shpallet fajtore për korrupsion

Publikuar: 06/04/2018

Ish-presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, është dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, duke shënuar kështu mbylljen e një skandali që preku udhëheqësit e biznesit dhe ekspozoi një figurë të ngjashme me Rasputin në krye të qeverisë.

Prokurorët kërkuan një dënim me burg prej 30 vjetësh dhe një gjobë prej 80 milion funtesh me akuza që përfshinin korrupsionin, shpërdorim të pushtetit dhe bërjen publike të sekreteve shtetërore.

Në një veprim të rrallë, gjykata në Seul vendosi të transmetojë drejtëpërdrejtë gjyqin e saj, një veprim që Parku e kundërshtoi.

Park është akuzuar për mundësimin e aksesit në biznesin e qeverisë këshilltares së saj, Choi Soon Sil, pavarësisht faktit se Choi nuk kryente asnjë funksion zyrtar.

Pushteti i Park u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut në muajin mars, pasi akuzave për korrupsion pas disa javësh protestash që kërkonin largimin e saj

Park bashkëpunoi me Soon-sil për të kërkuar ryshfete nga konglomeratet e Koresë së Jugut duke përfshirë Samsung dhe gjigantin e shitjes me pakicë Lotte në këmbim të favorizimeve të politikave.

Choi u burgos për 20 vjet në shkurt për përdorimin e influencës së saj për të fituar favore dhe për t’u pasuruar.

Për krerët e Samsung dhe Lotte u dhanë dënime më të vogla.