Botë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/880x495_cmsv2_b0db6770-de2a-548d-ac4d-21c687eca5d4-3118500.jpg

Ndryshe nga Kosova, Greqia nuk ekstradon të kërkuarin nga Erdogan

Publikuar: 03/04/2018

Gjykata e Apelit në Larisa të Greqisë ka refuzuar ekstradimin e shtetasit turk, Ali Ercan Gokoglou, o cili u arrestua më 28 nëntor nga Shërbimi anti-terrorist në Athinë, së bashku me 8 bashkatdhetarët tjerë.

Turqia kërkon të ekstradojë Gokogklou bazuar mbi ligjin e anti-terrorizmit, duke e akuzuar atë si anëtar i një organizate terroriste dhe sipas autoriteteve turke mund të dënohet 6.3 vite burg.

Mbrojtja ligjore e tij thotë se Turqia e përndjek atë për shkak të veprimeve të tij politike dhe për shkak se ishte anëtar i shoqatës së të burgosurve politik (TAFAD)

Ali Ercan Gokoglou argumentoi në gjykatë se ai ka punuar në Turqi si kolumnist politik në revista dhe se si ai u largua nga vendi “për shkak të situatës politike.”

Ai refuzoi çdo akuzë për përfshirje në një organizatë terroriste, duke pretenduar se kishte frikë për jetën e tij nëse kthehej.

Prokuroria greke kërkoi gjithashtu që 50 vjeçari të mos ekstradohej pasi “nuk ka garanci për gjykim të drejtë”.