Botë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/londer.jpg

Përgjaket Londra, 6 adoleshentë sulmohen me thikë

Publikuar: 06/04/2018

Gjashtë adoleshentë janë plagosur me thikë brenda 90 minutave në një tjetër nate të dhunshme në Londër.

Një djalë 13-vjeçar ishin midis të plagosurve të katër sulmeve me thika gjatë mbrëmjes së të enjtes.

Policia ka arrestuar deri tani 5 persona, raportojnë mediat angleze.

Katër persona janë në spital në gjendje të rëndë. Sulmet shpërthyen në pjesë të ndryshme të qytetit.

Një djalë, mosha e të cilit nuk dihet është arrestuar për vrasje në tentativë ndërsa një 16-vjeçar është arrestuar për sulmin me thikë ndaj dy 15 vjeçarëve në lindje të Londrës.

Policia tha se 3 djem të mitur janë arrestuar për sulmin ndaj 13-vjeçarit në Manor Park.

Ndërsa përsa i përket tre incideneve të tjera nuk është bërë asnjë arrestim.

Ata plagosën dy djem 15 dhe 18 vjeç dhe një burrë në të 40-at me dëmtime të rënda në trup por janë jashtë rrezikut për jetën.

Deputeti i Tottenhamit, David Lammy tha se dhuna në Londër ishte më e keqja që ka parë ndonjëherë dhe paralajmëroi se nuk ka asnjë shenjë të ndalimit të gjakderdhjes pas një sërë vrasjesh, një pjesë e të cilave vijnë nga lufta e bandave për drogë.