Botë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/04/us-destroyer-russian-planes-694919.jpg

Tensione mes SHBA dhe Rusisë

Publikuar: 10/04/2018

Luftanija e Marinës amerikane, “Donald Cook”, u largua nga porti qipriot i Larnakës ku ishte ankoruar, për t’u afruar ujërave territoriale siriane, shkruan gazetare turke “Hyrriet”.

Nga ana tjetër, disa avionë rusë fluturuan 4 herë në lartësi të ulët duke bërë manovra shqetësuese, ndërsa po i afroheshin ujërave territoriale.

Anija luftarake e SHBA-ve ka mbërritur rreth 100 km nga porti sirian i Tartus, ku ndodhet një bazë e marinës ruse. 

Nuk ka konfirmim zyrtare nga ushtria amerikane për manovrat, të cilat vijnë në një periudhë tensioni të lartë pas sulmit me armë kimike në qytetin sirian të Daumas nga regjimi i Bashar al Assad, kundër të cilit Donald Trump ka paralajmëruar një “vendim të rëndësishëm brenda 48 orëve të ardhshme”.

“Ne nuk mund të lejojmë që mizoritë si ajo në Siri të ndodhin përsëri. Do të reagojmë me forcë”, tha Trump, pa dhënë detaje të tjera mbi formën e përgjigjes dhe kohën.

“Nuk besoj se ekziston rreziku i konfliktit të armatosur midis Rusisë dhe SHBA-ve në Siri”, tha Mikhail Bogdanov, zëvendësministër i Jashtëm dhe i dërguari i posaçëm i Putinit në Lindjen e Mesme.

“Në fund, sensi i përbashkët duhet të mbizotërojë mbi çmendurinë,” shtoi ai, cituar nga Tass.

Nga ana tjetër, edhe tensioni midis Iranit dhe Izraelit është rritur, pas sulmeve ajrore izraelite në një bazë siriane që rezultoi me 7 të vdekur, të gjithë shtetas iranian. 

“Sulmi nuk do të mbetet pa përgjigje”, tha një zyrtar i lartë iranian, Ali Akbar Velayati, i cili po viziton Sirinë.

Ministria e jashtme ruse i bëri thirrje ambasadorit izraelit për të diskutuar “situatën në Siri dhe Rripin e Gazës” dhe “marrëdhëniet dypalëshe” midis Moskës dhe Izraelit.

Dje, Rusia akuzoi Izraelin për një sulm ajror kundër një aeroporti sirian.

Sipas Moskës, sulmi është kryer nga Libani nga dy F-15 izraelitë.