Botë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2017/11/trumpputin133743.jpg

Trump akuzon Rusinë për sulmin kimik në Siri

Publikuar: 08/04/2018

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka dënuar sulmin e dyshuar me armë kimike në Siri.

Në një reagim në twitter, Trump fajëson Rusinë dhe presidentin Puntin por edhe Iranin për mbështetjen që i kanë dhënë regjimit të Assad.

Ai paralajmëroi se Rusia dhe Irani do të paguajnë këtë çmim, ndërsa e quan “kafshë” presidentin sirian.

“Shumë të vdekur, duke përfshirë gra dhe fëmijë në sulmin me armë kimike. Zona e mizorive është e bllokuar dhe rrethohet nga ushtria sirianë duke e bërë të paarritshme për botën e jashtme. Presidenti Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjës për mbështetjen e kafshës Asad”, shkruan Trump në twitter.

Ai gjithashtu vuri në dukje trajtimin e ish-presidentit Barak Obama për konfliktin civil sirian dhe dështimin e tij për të përballua pasi vendosi një “vijë të kuqe” mbi përdorimin e armëve kimike.

Të paktën 70 persona humbën jetën nga  një sulm i dyshuar kimik në Douma, qyteti i fundit i mbajtur nga rebelët në Ghoutan Lindore të Sirisë.