Kosovë http://mediapress.al/wp-content/uploads/2018/02/delawie238093.jpg

Delawie: Asnjëherë s’ka qenë më afër ratifikimi i Demarkacionit

Publikuar: 05/03/2018
Ambasadori amerikan, Greg Delawie po thotë se Kosovës asnjëherë nuk ka qenë më afër ratifikimit të Demarkacionit.

Sipas tij partitë kanë pasur kushte të shumta, por kjo javë duhet të jetë vendimtare për t’i dhënë fund kësaj teme.

Ai ka bërë thirrje te deputetët që ta votojnë marrëveshjen për Demarkacionin, transmeton lajmi.net

 

“Puna e madhe rreth kushteve të partive e ka sjell marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi më afër se kurrë për t’u ratifikuar. Deputetë, është koha që t’i afroheni vijës së fundit këtë javë”, ka shkruar Delawie në rrjetin social twitter.

Seanca për Demarkacionin ende nuk dihet se kur do të mbahet. Për këtë pritet që gjatë ditëve në vijim të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Lajmi.net ka raportuar se seanca me shumë gjasë mund të mbahet ditën e enjte, dhe Lista Serbe pritet ta votojë këtë marrëveshje.

Kjo pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Serbi që u zhvilluan dje.

Koalicionit aktualisht i nevojiten edhe dy vota për ta arritur numrin e mjaftueshëm për ratifikim.

E kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli mbrëmë deklaroi se gjatë kësaj jave do të ketë takime me zyrtarë të partive politike që t’i jepet fund Demarkacionit.

Ai ka bërë thirrje edhe te deputetët e Vetëvendosjes që ta votojnë këtë marrëveshje, ani pse qëndrimi zyrtar i VV-së dihet që është kundër.